• e mërkurë, 02 tetor 2024

Një e mitur është lënduar rëndë në Shkup pasi ka rënë nga trotineti elektrik

Një e mitur është lënduar rëndë në Shkup pasi ka rënë nga trotineti elektrik

Shkup, 2 shtator 2023 (MIA) - Një e mitur nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda në trup pasi kishte rënë nga trotineti elektrik, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

"Mbrëmë në orën 23:30 në SPB Shkup ishte raportuar se në bulevardin 'Ilinden', një e mitur duke e drejtuar trotinetin elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. E mitura ishte dërguar në kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë', ku ishin konstatuar lëndime të rënda në trup", sqarojnë nga MPB-ja. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR