• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një dron ukrainas shkaktoi zjarr në një magazinë nafte në Rusi

Një dron ukrainas shkaktoi zjarr në një magazinë nafte në Rusi

Moskë, 28 qershor 2024 (MIA) - Një sulm nga një dron ukrainas shkaktoi zjarr në një depo nafte në Rusi, disa qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën, deklaroi sot në mëngjes guvernatori rajonal Kasim Jegrov, transmeton Beta.

"Në rrethin Miçurinski të rajonit Tambov, janë regjistruar një fluturim me dron në një objekt magazinimi të naftës", tha guvernatori për Telegram.

Ai shtoi se më pas ka shpërthyer një zjarr më i vogël i cili është vënë nën kontroll.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk e ka konfirmoi sulmin në infrastrukturën energjetike, por kumtuan se ushtria ruse ka kapur 25 dronë ukrainas gjatë natës. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR