• e enjte, 18 korrik 2024

Një djalë 19-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë në një aksident komunikacioni në rrugën lokale Vevçan - fshati Podgorcë

Një djalë 19-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë në një aksident komunikacioni në rrugën lokale Vevçan - fshati Podgorcë

Vevçan, 13 janar 2024 (MIA) - Një djalë 19-vjeçar me iniciale M.M. mbrëmë ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni që kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 1:20 në rrugën lokale ndërmjet Vevçanit dhe fshatit Podgorcë të Strugës, informojnë nga SPB Ohër. 

Policia njoftoi se mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të policisë, si dhe se edhe prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes. 

Sipas informacioneve nga Vevçani, ku sot duhet të mbahet Karnevali tradicional i Vevçanit, bëhet fjalë për djalin e ish deputetit Kërsto Mukoski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR