• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një ditë para skadimit të dokumenteve të vjetra, janë propozuar ndryshime ligjore për pasaportat dhe patentat e shoferëve

Një ditë para skadimit të dokumenteve të vjetra, janë propozuar ndryshime ligjore për pasaportat dhe patentat e shoferëve

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi duhet të ndërmarrë hapa urgjent me qëllim që të tejkalohet gjendja e cila ka dalë nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht problemi, që u paraqit me patentat e shoferëve, kërkoi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski në koordinimin e sotëm me koordinatorët e grupeve të deputetëve. Edhe kryeministri teknik Talat Xhaferi nga Sellca e Tetovës paralajmëroi se do të shkojë sot në Kuvend dhe se shqyrtohen mundësitë për tejkalimin e problemeve me përdorim të patentave dhe pasaportave, skadimi i të cilëve përfundon sonte në mesnatë. Sipas paralajmërimit të Xhaferit, ka mundësi të intervenohet me ndryshim ligjor, ndërsa diku me vendim të Qeverisë.

"Sigurisht që po mendojmë edhe për një zgjidhje ligjore dhe gjatë ditës do të kemi një vendim të duhur, duke pasur parasysh që sot duhet të shkoj në Kuvend për detyrime të tjera. Natyrisht, tashmë është koordinuar që të bëhet një takim i përbashkët, pra me Kuvendin, me deputetët dhe zgjidhjet e mundshme t'i përcaktojmë si ligj, dhe pjesa tjetër e zgjidhjeve të mundshme përmes një vendimi të Qeverisë, ajo që është e përshtatshme dhe mundësi për t'u zbatuar dhe kryer dhe për të perceptuar të gjitha mundësitë. Sigurisht që jemi duke punuar dhe do të ketë një vendim dhe zgjidhje të duhur për këtë çështje e cila është aktuale! ka theksuar Xhaferi.

Оддделот за внатрешна контрола, криминалистички истраги и професионални стандарди во МВР до Основното јавно обвинителство Скопје поднесе кривична пријава против 36 лица, од кои осуммина врабо

Kuvendi të ndërmerr hapa urgjent me qëllim që të tejkalohet gjendja që doli nga zbatimi i Marrëveshja e Ohrit, gjegjësisht problemi, i cili u paraqit me patentat, kërkoi kryetari i Parlamentit, Jovan Mitreski, në koordinimin e sotëm me koordinatorët e grupeve të deputetëve.

"Ai theksoi se ka paralajmërime se grupet e deputetëve do të dorëzojnë propozime të ndryshme për ndryshimet ligjore, për shkak të së cilës theksoi se grupet e deputetëve duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar që të vihet deri te zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë, që do të jetë në interes të qytetarëve, ndërsa e cila në të njejtën kohë nuk do ta dëmtojë respektimin e akteve ndërkombëtare juridike, ndaj të cilave si shtet jemi të obliguar", informojnë nga Kuvendi. 

Nga Kuvendi theksojnë se Mitreski ka paralajmëruar se sot do të inicojë takime me ministrat e punëve të brendshme, të financave, të punëve të jashtme, si dhe me shefin e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve.

Njëkohësisht, kryetari i Kuvendit informoi se do të zhvillojë takime ad hok me koordinatorët e grupeve parlamentare për të gjetur bashkërisht zgjidhjen e situatës, njofton legjislativi.

Mitreski ka kërkuar nga koordinatorët që t'i informojnë deputetët se nëse ka nevojë do të caktojë seancë urgjente të Kuvendit gjatë ditës së sotme.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për shtyp para Kuvendit njoftoi se këtë mëngjes në Qeveri ka parasthruar ndryshime ligjore të Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për siguri në trafik dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente të udhëtimit të shtetasve, me procedurë të shkurtuar. Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së këto ndryshime ligjore këtë mëngjes i ka parashtruar në arkivën e Kuvendit dhe kërkesë për konvokim të seancës urgjente për këtë çështje me nënshkrime prej 20 deputetëve.

Toshkovski tha se nuk ka numër të mjaftueshëm të ekzemplarëve për pasaporta dhe patenta që të përmbushen nevojat e qytetarëve. 

Проблемот со личните карти засега се менаџира на задоволително ниво. Има одреден застој, но во однос на личните карти и возачките дозволи мислам дека проблемот ќе го надминеме овие денови. Ме

Në mesnatë skadon afati kalimtar prej pesë vitesh, pra dispozita e Marrëveshjes së Prespës, e cila do të pushojë së vlefshmi për dokumentet e udhëtimit dhe dokumentet për përdorim ndërkombëtar, që përmbajnë emrin e vjetër të shtetit. Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani, në një konferencë për media të premten tha se qytetarët që janë gjetur jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me dokument udhëtimi, i cili lëshohet në zyrën diplomatike dhe përfaqësitë konsullore.

Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019, me të cilën vlefshmëria e pasaportave me emrin e vjetër skadon pesë vjet më vonë, pra më 12 shkurt të këtij viti.

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor të vitit 2018 dhe ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedoninë e Veriut në Kuvend u votuan më 11 janar të vitit 2019. Pas publikimit të ndryshimeve në Gazetën zyrtare në shkurt të vitit 2019, filluan të rrjedhin afatet pesëvjeçare në përputhje me Marrëveshjen.

Ministria e Brendshme njoftoi dje se nga 13 shkurti i këtij viti vlejnë vetëm pasaportat dhe patentë shoferët me emrin e ri. Letërnjoftime do të jenë të vlefshme edhe pas datës 13 shkurt dhe qytetarët do të mund t'i përdorin lirisht në territorin e Maqedonisë së Veriut së Veriut. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR