• e enjte, 28 nëntor 2024

Një delegacion i forcave të armatosura të Turqisë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Një delegacion i forcave të armatosura të Turqisë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë së FA, gjeneralin Metin Gjurak, prej sot do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjenerali Metin Gjurak pas pritjes me nderime të larta ushtarake në Shtatmadhorinë e Armatës, do të zhvillojë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

Tema kryesore të takimit, siç kumtoi Shtatmadhoria e Armatës, do të jenë avancimi i bashkëpunimit dypalësh ushtarak, procesi i transformimit dhe modernizimit të Armatës dhe kontributi i Armatës në operacionet dhe misionet ndërkombëtare.

Pas aktiviteteve në Shtatmadhori, gjenerali Gjurak do të zhvillojë takim me presidenten dhe komandanten supreme të Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR