• e diel, 06 tetor 2024

Një burrë tridhjetë e pesë vjeçar është gjetur i vdekur në banesër e djegur në Hrom

Një burrë tridhjetë e pesë vjeçar është gjetur i vdekur në banesër e djegur në Hrom

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Trupi i vdekur i I.J.(35) sot është gjetur në banesën e djegur në rrugën "Isaija Mazhovski" në lagjen e Shkupit, Hrom, njoftoi MPB.

Sipas informacioneve të para të MPB-së, zjarri është raportuar në orën 09:47 të mëngjesit në SPB Shkup, ndërsa është shuar nga Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

"Kemi intervenuar me tre automjete të zjarrfikësve, ndërsa zjarri ka rënë në katin e katërt të një ndërtese pesëkatëshe. Kemi gjetur banesën plotësisht në flakë që dilte jashtë dritareve", tha për MIA-n komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve të Shkupit Zvonko Tomeski.

Në vendngjarje janë dërguar edhe ekipe mjekësore, ndërsa nuk ka persona tjerë të lënduar.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR