• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një banor i Kumanovës vrau bashkëshorten dhe nënën e saj më pas kreu vetëvrasje

Një banor i Kumanovës vrau bashkëshorten dhe nënën e saj më pas kreu vetëvrasje

Kumanovë, 25 gusht 2023 (MIA) - Një dyzet e gjashtë vjeçar nga Kumanova ka vrarë gruan dhe nënën e saj dhe më pas është vetëvrarë. Policia bën të ditur se rasti është raportuar sot rreth orës 14:25.

"Sot (25.08.2023) rreth orës 14:25 në bazë të kallëzimit të pranuar, në një banesë në Kumanovë nëpunësit policor i kanë gjetur të vdekur E.A.J. (40) nga Kumanova dhe nënën e saj P.N., të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga D.J. (46) nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J.) Më pas D.J. ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J. është dërguar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë", njofton policia.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR