• e enjte, 18 korrik 2024

Një Baba dimër i dehur është futur me veturën e tij në një shtëpi në Gjermani

Një Baba dimër i dehur është futur me veturën e tij në një shtëpi në Gjermani

Milhauzen, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Një shofer i dehur me kostum të Baba dimrit e ka përfunduar jo mirë rrugën e tij derisa ka qenë duke shpërndarë dhurata për Buzmin në krahinën lindore gjermane Taringia. Njëherit, sipas raportit të policisë të publikuar këtë mëngjes, burri 54 vjeçar ka dalë nga automjetin nga rruga dhe është përplasur me një shtëpi dhe një veturë tjetër në komunën Unshtrutal, në veri të Milhauzen.

Kështu, pjesa e parme e shtëpisë është dëmtuar dukshëm, por dhuratta që burri i ka pasur për familjet e miqëve janë të padëmtuara. Kur polcia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, me alkotest kanë vërtetuar se burri është i paftë për të drejtuar veturën.

Baba dimri i pamatur akuzohet për rrezikim të sigurisë në trafik, po deklaroi se megjithatë do t'i shpërndarë dhuratat e tij për Krishtlindje. Megjithatë, dërgimin do të duhet ta kryejë pa automjetin e tij - i është marrë patent shoferi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR