• e enjte, 18 korrik 2024

Një automobil ka rënë në Radikë, tre persona e kanë humbur jetën, një është lënduar

Një automobil ka rënë në Radikë, tre persona e kanë humbur jetën, një është lënduar
Gostivar, 1 gusht 2022 (MIA) – Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa një është dërguar në spital, pas fatkeqësisë së komunikacionit që ka ndodhur vonë pasdite në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër. Sipas informatave të para, automobili, me të cilin kanë udhëtuar viktimat, ka dalë nga rruga te ura e Strezimirit dhe ka rënë në Radikë. Burime nga MPB informojnë se automjeti “Reno” me targa gjermane ka dalë nga rruga rreth orës 16:50. Në vendin e fatkeqësisë, kanë humbur jetën tre persona – dy burra dhe një grua, ndërsa një grua tjetër është dërguar në spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Ekipe të SPB Tetovë janë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti pritet të fillojë ekspertiza, të cilën do ta kryejë prokurori publik dhe një ekip i SPB Gostivar. Tani për tani, qarkullimi në këtë pjesë të rrugës po zhvillohet pa kufizime. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR