• e diel, 06 tetor 2024

Një automobil e goditi automjetin e parkuar të konvojit të presidentit amerikan, nuk ka të lënduar

Një automobil e goditi automjetin e parkuar të konvojit të presidentit amerikan, nuk ka të lënduar

Uillmington, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Një automobil mbrëmë goditi një automjet të parkuar të terrenit nga konvoji i presidentit amerikan, Xho Bajden, derisa ai po dilte nga selia e fushatës zgjedhore në shtetin Delauer.

Presidenti amerikan dhe zonja e parë Xhil Bajden nuk janë lëndur.

Përderisa Bajden po lëvizte drejt automjetit të blinduar të terrenit që e priste para selisë, një automobil e goditi automjetin e shërbimit të fshehtë që mbylli rrugën e afërt.

Pas aksidentit, automobili tentoi të vazhdojë në udhëkryq të mbyllur, por njerëzit e shërbimit të fshehtë e rrethuan dhe e arrestuan shoferin.

Bajden shpejtë u fut në automjetin që e priste dhe së bashku me bashkëshorten e tij u dërguan në rezidencë. ab/

Foto: МIА arkivi




 

QËNDRONI TË LIDHUR