• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një automobil "pezho" i djegur në Prilep, është përforcuar prania policore

Një automobil
Prilep, 21 korrik 2022 (MIA) - Në Prilep, në orën një pas mesnate, u kaplua nga zjarri një automjet motorizues i udhëtarëve. Në rrugën "Kiro Nacevski Fetak" u djeg automobili i llojit "pezho", në pronë të qytetarit të Prilepit me inicialet R.N. i moshës 65-vjeçare. Njësia zjarrfikëse e shoi zjarrin, ndërsa persona të lënduar nuk ka, kumtuan nga SPB Manastir. Policia kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes. Sanja Stamatova, zëdhënëse e SPB Manastir, konfirmoi se në qytet ka prani të përforcuar të policisë derisa nuk ndriçohen tërësisht të gjitha rastet, në të cilat u dogjën automjete. Kjo, zyrtarisht, është automjeti i tretë i djegur në Prilep për rreth një muaj. Dje, herët në mëngjes, u djeg automobili i deputetit Petar Risteski, me ç'rast përsoi edhe automobili i babait të tij, ndërsa para pothuajse një muaji u djeg edhe automobili i drejtorit të ndërmarrjes komunale të Prilepit, Rubin Abrashovski. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR