• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një automjet me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, gjurmohet pas tre personave, një është shpëtuar

Një automjet me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, gjurmohet pas tre personave, një është shpëtuar

Shkup, 17 qershor 2023 (MIA) - Një automjet me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc në rrugën Shkup - VK Bllacë. Në automjetin përveç drejtuesit kanë qenë edhe tre udhëtarë të tjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar në SPQ “8 Shtatori”, ndërsa për tre personat e tjerë ende gjurmohet, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Sot (17.06.2023) rreth orës 15 është lajmëruar se në aksin rrugor Shkup- VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një automjet udhëtarësh “folksvagen” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve 'bmv' me targa të Kosovës i drejtuar nga N.P. nga Kosova që pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Prej atje shtojnë se në automjetin e tipit "bmv", përveç shoferit ndodheshin edhe tre udhëtarë.

"Një person është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar në spitalin '8 Shtatori', ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre personat e tjerë”, thonë nga MPB..

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR