Një automjet është përplasur në një turm njerëzish në një stacion tramvaji në Poloni, të paktën 19 persona u lënduan
- Të paktën 19 persona janë lënduar sot kur një automjet është përplasur në një turm njerëzish që prisnin në stacionin e tramvajit në qytetin veriperëndimor të Polonisë, Shqeçin, njoftoi policia lokale.
- Post By Lindita Sulejmani
- 19:06, 1 mars, 2024
Varshavë, 1 mars 2024 (MIA) - Të paktën 19 persona janë lënduar sot kur një automjet është përplasur në një turm njerëzish që prisnin në stacionin e tramvajit në qytetin veriperëndimor të Polonisë, Shqeçin, njoftoi policia lokale.
Gjatë arratisjes, automjeti është përplasur me tre automjete të tjera, shton policia.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një 33-vjeçar polak, banues në Shqeçin, i cili ka ikur, por shumë shpejt është arrestuar. Policia nuk dyshon për terrorizëm.
Në mesin e të lënduarve janë edhe tre fëmijë, deklaroi zëdhënësi i policisë lokale, Pavel Pankao. Sipas informacioneve, dy persona janë në gjendje kritike.
Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim të frekuentuar në fillim të orës së pikut të pasdites, rreth orës 16:00 sipas kohës lokale.
Incidenti ka ndodhur në një kryqëzim të frekuentuar në fillim të turmës së madhe të pasdites, rreth orës 16 sipas kohës lokale. ls/
Foto: EPA