• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një automjet është përfshirë nga flakët në Teferiç, nuk ka të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët në Teferiç, nuk ka të lënduar

Shkup, 23 shtator 2023 (MIA) - Një automjet "xhip" i drejtuar nga D.M.(41) nga Shkupi mbrëmë është djegur në vendin e quajtur "Teferiç" në komunën e Kisella Vodës. Nuk ka të lënduar, bën të ditur MPB.

Rasti mbrëmë në orën 19:29, në SPB Shkup është lajmëruar nga Brigada për mbrojtje kundër zjarreve Shkup.

Nëpunës policor nga stacioni i policisë në Kisella Vodë kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se automjetit është djegur. Automjeti është pronë e ambasadës së Italisë në vend.

D.M. ka shpjeguar se duke lëvizur në drejtim nga Teferiçi për në Sopishtë, ka vërejtur tym dhe zjarr në anën e djathtë të makinës, me ç'rast ka ndaluar dhe me ndihmën e qytetarëve e kanë fikur zjarrin. Është përfshirë nga flakët edhe pjesa e motorit", thekson MPB.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR