• e mërkurë, 01 prill 2026

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar mbi Krime, e kanë humbur jetën 29 persona

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar mbi Krime, e kanë humbur jetën 29 persona

Moskë, 1 prill 2026 (MIA) - Moska kumtoi se 29 persona e humbën jetën kur një aeroplan ushtarak rus u rrëzua mbi gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, i cili është aneksuar nga Rusia, transmetoi DPA.

Një ekip për kërkim dhe shpëtim e gjeti vendin e rrëzimit dhe raportoi për vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit dhe 23 pasagjerëve, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes herët këtë mëngjes.

Sipas raportimeve, besohet se një defekt teknik ka shkaktuar rrëzimin e avionit dhe se nuk ka pasur ndikim të jashtëm mbi aeroplanin. 

Më parë, Ministria e Mbrojtjes kumtoi se ka humbur kontaktin me aeroplanin An-26 rreth orës 18:00 (15:00 GMT) të martën. Ministria nuk dha detaje të fluturimit. Ushtria përdor aeroplanët turbohelikë "Antonov" edhe si aeroplanë transporti. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR