• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një aeroplan rus u dogj gjatë uljes në Antali - të gjithë udhëtarët janë evakuuar

Një aeroplan rus u dogj gjatë uljes në Antali - të gjithë udhëtarët janë evakuuar

Ankara, 25 nëntor 2024 (MIA) – Motori i një aeroplani rus të udhëtarëve u dogj mbrëmë gjatë uljes në aeroportin në Antali, në Jug të Turqisë, njoftoi Ministria turke e Transportit. 

Sipas informacioneve nga Ministria të cilat i transmetojnë sot mediat turke, uljet në aeroport ishin ndërprerë deri në orën 03:00 sipas kohës lokale (ora 01:00 sipas kohës në vendin tonë), derisa kompetentët nuk e kishin hequr aeroportin nga pista. 

Piloti kishte dërguar thirrje urgjente menjëherë pas nisjes në orën 21:34 sipas kohës lokale, ndërsa shpëtimtarët dhe ekipet zjarrfikëse shpejtë e shuan zjarrin, qëndron në kumtesën e Ministrisë. 

Të gjithë 89 udhëtarët dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit ishin evakuuar në mënyrë të sigurt nga aeroplani i udhëtarëve “Suhoj Superxhet 100” i kompanisë ajrore “Azimut erlajans”, i cili kishte fluturuar nga qyteti rus i Detit të Zi Soçi, njoftuan nga Ministria. 

Nga kompania ajrore deklaruan se aeroplani kishte bërë ulje të ashpër për shkak të kushteve të këqija të motit dhe erërave të fuqishme. Agjencia Federale Ruse për Aviacion “Rosavijacia” njoftoi se e heton incidentin. 

Sipas ueb-faqes për ndjekjen e fluturimeve “Fllajtradar”, aeroplani është i vjetër shtatë vjet. Rusia përballet me mungesë të aeroplanëve për shkak të sanksioneve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. 

Konsullata e përgjithshme e Federatës Ruse në Antali njoftoi se, në bashkëpunim me autoritetet turke, “Rosaviacia” dhe “Azimut erllajns” kanë përgatitur plan për ndihmë të udhëtarëve nga fluturimi А45051. Një pjesë e udhëtarëve rusë të sigurt ishin larguar nga aeroporti, ndërsa të tjerët prisnin që ta merrnin bagazhin. 

Udhëtarët të cilët duhej të ktheheshin në Rusi me fluturim kthyes ishin akomoduar në hotel derisa të arrijë fluturimi rezervë, njoftoi Konsullata e Përgjithshme, transmeton TASS. fc/

Fotografia: Uikipedia/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR