• e premte, 27 dhjetor 2024

Një aeroplan i "Star Wars" është shitur për 3,1 milionë dollarë

Një aeroplan i

Dallas, 17 tetor 2023 (MIA) - Një aeroplan luftarak në miniaturë "Eks-ving" (X-wing) i përdorur në xhirimet e "Star Wars" u shit në ankand këtë fundjavë për 3,1 milionë dollarë, publikoi shtëpia "Heritixh okshëns" (Heritage Auctions), me seli në Dallas, Teksas, SHBA.

Në ankand janë mbledhur 13,6 milionë dollarë, ndërsa janë shfaqur artikuj të krijuar dhe mbledhur nga stilisti kreativ i Hollivudit, Greg Xhejn, Ai vdiq vitin e kaluar në moshën 76-vjeçare. Sipas Xho Madalina, nënkryetar ekzekutiv i shtëpisë së ankandeve dhe mik i vjetër i Xhejn, ky ankand përfaqëson "trashëgiminë e një mjeshtri të vërtetë të efekteve speciale", i cili ishte gjithashtu një koleksionist i madh.

Greg Xhejn është fitues i çmimit "Oskar" dhe i nominuar për "Emi", karriera e të cilit zgjati gati gjysmë shekulli. Ndër artikujt që Xhejn mblodhi janë kostume, rekuizita, skenarë, vepra arti, fotografi.

"X-wing" i kuq është përdor në filmin e vitit 1977 - "Star Wars: Episode IV - A New Hope". Më tej një "uniformë" e një ushtari "stormtrooper" u ble për 645,000 dollarë, ndërsa në të njëjtën ngjarje është shitur një kostum hapësinor nga filmi i Stenli Kjubrik - "A Space Odyssey, 2001" nga viti 1968 - për 447.000 dollarë.

Greg Xhejn në koleksionin e tij të larmishëm kishte gjithashtu anijen kozmike "SS Botany Bej" nga Star Trek i cili arriti çmimin 200.000 dollarë. Gjithashtu ishte ofruar njl miniaturë e anijes kozmike aliene nga filmi i Steven Spilberg i vitit 1977 "takime të ngushta të llojit të tretë. Çmimi i arritur është 55.000 dollarë. ls/

Foto: Ueb faqja e "Star Wars"

 

QËNDRONI TË LIDHUR