Niveli i ujit të Vardarit më i lartë se mesatarja e dhjetorit
- Nivelet e ujit të disa prej lumenjve të vendit janë më të larta se mesatarja e muajit dhjetor. Për pjesën tjetër, ato ose janë brenda mesatares së dhjetorit ose nën të. Te liqenet rritje të nivelit të ujit vërehet në Dojran, në Prespë është më i ulët, ndërsa në liqenin e Ohrit niveli i ujit është brenda mesatares, tregojnë rezultatet e matjeve të kryera nga DPHM-ja.
Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Nivelet e ujit të disa prej lumenjve të vendit janë më të larta se mesatarja e muajit dhjetor. Për pjesën tjetër, ato ose janë brenda mesatares së dhjetorit ose nën të. Te liqenet rritje të nivelit të ujit vërehet në Dojran, në Prespë është më i ulët, ndërsa në liqenin e Ohrit niveli i ujit është brenda mesatares, tregojnë rezultatet e matjeve të kryera nga DPHM-ja.
Niveli u ujit të lumit Vardar është më i lartë se mesatarja për këtë muaj pothuajse në të gjitha pikat matëse. Nivel më i lartë vërehet te lumenjtë Treska, Pçinjë, Strumicë dhe Radikë. Nivel më i ulët i ujit se mesatarja për këtë muaj është shënuar te lumenjtë Drini i Zi, Sateska dhe Cërna Reka.
Sipas të dhënave nga DPHM-ja, temperatura e matur sot në mëngjes në liqenin e Ohrit është 9 gradë Celsius, në Liqenin e Dojranit 7,8 gradë dhe në Liqenin e Prespës 6 gradë. Temperaturat në të tre liqenet janë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. ls/