• e mërkurë, 17 korrik 2024

Niveli i ujit të liqenit të Dojranit ulet për dy centimetra

Niveli i ujit të liqenit të Dojranit ulet për dy centimetra

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Niveli i ujit të liqenit të Dojranit është për dy centimetra më i ulët në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa liqeni i Prespës për një centimetër, derisa liqeni i Ohrit nuk ka shënuar ndonjë ndryshim, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.

Siç informon DPHM, liqeni i Dojranit dhe Prespës janë nën mesataren për muajin gusht, ndërsa ai i Ohrit është diçka mbi mesataren për muajin gusht.

Sipas matjeve, nivelet e ujit të lumenjve nuk tregojnë ndonjë ndryshim në krahasim me ditën e djeshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR