• e enjte, 26 dhjetor 2024

Niveli i liqenit të Ohrit pesë centimetra mbi mesataren për muajin dhjetor

Niveli i liqenit të Ohrit pesë centimetra mbi mesataren për muajin dhjetor

Ohër, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Reshjet e fundit intensive në rajon kanë rritur dhe përmirësuar nivelin e ujit në liqenin e Ohrit, kështu që niveli i ujit në liqen aktualisht është pesë centimetra mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Sipas matjeve të sotme të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) niveli i liqenit është në lartësinë 693,37 metra mbi nivelin e detit që është pesë centimetra mbi mesataren e muajit dhjetor (693,32 mnd) dhe 27 centimetra mbi nivelin minimal të lejuar (693,10 mnd).

Nga fillimi i muajit niveli i liqenit është rritur për katër centimetra. Temperatura e ujit është 9 gradë dhe krahasuar me dhjetorin është 4 gradë më e ulët. 

Ndryshe, moti është me diell, ndërsa periudha karakterizohet me temperatura shumë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. si/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR