• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nivel portokalli i rrezikut nga temperatura të larta, Qeveria me rekomandime për qytetarët

Nivel portokalli i rrezikut nga temperatura të larta, Qeveria me rekomandime për qytetarët

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Prej sot e deri në mes të javës së ardhshme shumë vende në shtet do të jenë në fazën portokalli të rrezikut nga temperatura të larta. Sipas rekomandimeve të cilat i miratoi dje Qeveria në mbledhje onllajn, nga puna duhet të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet. 

Punëdhënësve u rekomandohet që t'i riorganizojnë aktivitetet e punës që të shmanget kryerja e aktiviteteve ndërtimore dhe aktivitete të tjera fizike në vende të hapura në periudhë prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa në kopshtet e fëmijëve të mos organizojnë aktivitete në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.

"Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t'u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, dhe duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të rregulloreve ligjore në këtë fushë", informuan dje nga Qeveria.

null

Nga Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që qytetarët në këto temperatura ekstreme të larta këto ditë me vete të mbajnë shishe me ujë, të veshin rroba të lehta, të ndritshme dhe komode, të bëjnë dush me ujë më të freskët dhe të vakët kur ndjejnë se kanë nxehtë, të mbajnë kapelë ose ombrellë për mbrojtje, të flejnë mjaftueshëm, të hajnë pemë dhe sallata, të shmangen alkooli, kafeja, çaji, si dhe ushqimi i nxehtë, me melmesa dhe me kripë për shkak të rrezikut nga dehidrimi. 

Nga Ndihma Mjekësore Urgjente në Shkup thonë se për shkak të motit të nxehtë kanë numër të rritur të intervenimeve për shkak të alivanosjeve në vende publike.

"Alivanosen edhe qytetarë të rinj dhe më të moshuar. Brenda ditës kemi raportime për rreth dhjetëra alivanosje. Qoftë në autobus, ose në vendin e punës... Kemi edhe rritje të thirrjeve nga persona të cilët kërkojnë këshilla me telefon", deklaroi për MIA-n mjeku Riad Rexhepi nga Ndihma Mjekësore Urgjente.

Зајакнувањето на службите за Итна медицинска помош (ИМП) е еден од приоритетите на Министерство за здравство и во завршна фаза е постапката за обезбедување и дистрибуција на 65 нови санитетск

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëruan se prej sot e deri në mes të javës së ardhshme në disa vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperatura të larta. Përjashtim do të ketë të dielën, kur, sipas sinoptikanëve, në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR