• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nisma që të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të kenë transport publik falas para Gjykatës Kushtetuese

Nisma që të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të kenë transport publik falas para Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë të dispozitave të tanishme në Ligjin e Arsimit të Mesëm, më saktë neni 41-а është në rend dite të seancës së sotme të 35-të të Gjykatës Kushtetuese. 

Parashtruesi i nismës Lluka Paviqeviq bën të ditur se me nenin e kontestuar të Ligjit për Arsimin e Mesëm janë diskriminuar nxënësit në shkollat e mesme private në lidhje me të drejtën e shfrytëzimit të transportit publik, edhe pse sipas Kushtetutës arsimi është në dispozicion të çdonjërit nën kushte të barabarta. 

Në mënyrë shtesë kontestues është edhe neni me të cilin mundësohet transport publik falas vetëm i nxënësve vendbanimi i të cilëve është larg shkollës mbi 2,5 kilometra. 

Në seancën e sotme, gjykatësit kushtetues do të diskutojnë për nismat me të cilat kontestohet neni 24 paragrafi 1 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital në pjesën "ose gjatë sigurimit kanë pasur përvojë sigurimi që konsiderohet se kanë kohëzgjatje të shtuar", neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqatat dhe fondacionet, Vendimi për përcaktimin e shkallës së gravitetit të parkingjeve publike, garazheve dhe hapësirave publike të destinuara për parkim të kategorive të privilegjuara të përdoruesve, qershor 2022 nga Ndërmarrja Publike për Parkingje Publike Parkingu i qytetit-Shkup, Vendimi për plotësimin e vendimit me numër arkivor 02/134/6 i datës 28 shkurti i vitit 2020, miratuar nga Bordi Drejtues më 2 qershor 2022, Vendimi nr.07-9331/10 të 10 dhjetorit 2012 për ndryshimin dhe plotësimin e PUD Bunjakovec 2, periudhë planifikuese 2011-2016, si dhe Udhëzimin për dorëzimin e të dhënave dhe informatave për statistikat e pagesave. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR