• e enjte, 26 dhjetor 2024

Niset hetim pas zbulimit të një "laboratori" për prodhimin e marihuanës dhe hashashit në Shkup

Niset  hetim pas zbulimit të një

Shkup,  16 nëntor 2023 (MIA)  - Prokuroria Publike ka nisur hetim kundër shkupjanit 44-vjeçar nga lagjja Lisiçe e Shkupit, te i cili policia ka gjetur 154 bimë kanabis dhe ka zbuluar një "laborator" për prodhimin e marihuanës dhe hashashit. Prokuroria kërkon nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit për shkupjanin.

 PP informon se kundër personit ka filluar hetim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale -  Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave nartotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve  të nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

 "Gjatë vitit 2023 në shtëpinë ku ka qëndruar në rrugën "Anatolij Zografski" në lagjen Lisiçe ai ka pa autorizim ka lëndë narkotike. Kështu, gjatë kontrollit të kryer më 15 nëntor, atje janë gjetur 154 bimë "kanabis" me lartësi individuale që lëviz nga 65 cm deri në 130 cm, si dhe katër shiringa me vëllim 10 ml secila, prej të cilave tre ishin të mbushur me materie rrëshirë kafe të errët – rrëshirë hashash, ndërsa një e mbushur me 2 ml materie rrëshirë – rrëshirë hashashi", njoftojnë nga PP-ja.

 Nga aty, theksojnë se i dyshuari për shitje ka mbajtur edhe 12 qese najloni me marihuanë me peshë të përgjithshme neto prej 41.6 gramë.

 Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka dorëzuar gjykatësit  të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR