• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nimic: BE-ja bëri gabim historik që nuk e lëvizi shpejtë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union

Nimic: BE-ja bëri gabim historik që nuk e lëvizi shpejtë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union

Athinë, 29 qershor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian bëri gabim historik që e shtyu procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut edhe krahas premtimeve dhe pritjeve pas Marrëveshjes së Prespës, theksoi ish i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin Methju Nimic në intervistën për portalin informativ grek "In", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nimici mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që më 17 dhe 18 qershor u mbajt në Athinë në organizim të "Institutit Aleksis Cipras" dhe "Fondacionit Zaev", ndërsa në intervistën për "In" flet për Marrëveshjen e Prespës, situatën në rajon dhe më gjerë, por edhe për rolin e BE-së.

"Bashkimi Evropian, mendoj se bëri gabim historik që nuk lëvizte shpejtë në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union. Ishin bërë premtime. Ekzistonin pritshmëri në Maqedoninë e Veriut se sapo të zgjidhej kontesti me Greqinë, të bërë me Prespën dhe me ndryshimet kushtetuese, që ishte shumë e vështirë për ta të bëhej, atëherë procesi i anëtarësimit do të lëvizë shpejtë. Dhe kjo nuk ndodhi. Kjo ishte shtyrë për shumë arsye. Dhe, mund ta sqaroni në këtë ose atë mënyrë, por kjo shkaktoi erozion të besimit në Maqedoninë e Veriut. Pritjet nuk ishin të tilla", tha Nimici. 

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës thekson se është "marrëveshje me të vërtetë e rëndësishme dhe shumë e mirë për të dyja vendet", por edhe kompromis, ndërsa në rajonin konkret, siç thekson "askush nuk dëshiron kompromise".

"Në SHBA fjala kompromis është fjalë pozitive. Nëse nuk pajtohesh me dikë, hyn në hapësirë tjetër, del dhe thua se është arritur kompromis dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Në këtë rajon thotë se është bërë kompromis, ndërsa njerëzit e konsiderojnë si mossukses. E shohin atë nga e cila kanë hequr dorë, ndërsa jo atë që e kanë fituar. Dhe të gjitha këto marrëveshje, kuptohet, nëse arrini marrëveshje për ndojnë mospajtim, kjo zakonisht është kompromis. Dhe tani kemi situatë, kur fillimisht udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut dha disa deklarata për përdorimin e emrit, që vlerësoj se janë shqetësuese", tha Nimici.

Vlerëson se Marrëveshja nuk do të dështojë, sepse, siç thotë është "e fuqishme dhe e ratifikuar nga të dy parlamentet", por thekson se ekziston rrezik që të mos zbatohet. 

"Udhëheqësia e re e Maqedonisë së Veriut deklaroi se do ta respektojë Marrëveshjen. Ndërsa Qeveria e Micotakisit këtu në Greqi ka thënë që në fillim se ajo është Marrëveshje ndërkombëtare dhe se do ta respektojë. Domethënë, mendoj se nuk ekziston çështje që Marrëveshja të dështojë, por ekziston rreziku që njerëzit të mos e zbatojnë atë dhe të dështojë. Domethënë, njëra palë nuk do ta bëjë këtë, tjetra nuk do ta bëjë atë dhe në fund nuk do të realizohen pritjet se do t'i afrojë dy vendet", theksoi Nimici.

Për rajonin tha se ekzistojnë "më shumë probleme se sa mendojmë", të cilat nuk janë në nivelin si në Ukrainë ose Lindjen e Afërt ose rivaliteti ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, por mund të dalin nga kontrolli në atë rajon. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR