• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski-Ortiz: Mundësi për vendosjen e aviolinjeve të reja mes dy vendeve

Nikollovski-Ortiz: Mundësi për vendosjen e aviolinjeve të reja mes dy vendeve

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot ka realizuar takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz.

Në takimin, siç kumtoi Ministria e Transportit, Nikollovski i ka konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale me Spanjën, duke e theksuar përkrahjen e Spanjës në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Fokus të posaçëm në takimin është vendosur në mundësinë e vendosjes së aviolinjeve të reja mes dy vendeve, ndërsa Nikollovski e ka njoftuar ambasadorin Soriano Ortiz me kushtet nga thirrja veçmë të shpallur për përkrahje financiare për vendosjen e destinacioneve të reja deri-nga Aeroporti ndërkombëtar - Shkup dhe aeroporti "Shën Pali" - Ohër.

Po ashtu, ministri Nikollovski e ka informuar ambasadorin edhe për programin investues në pjesën e infrastrukturës, qëndron në kumtesë.

Maqedonia është vend, i cili ofron kushte konkurrente për investim, tha Nikollovski, duke dërguar thirrje deri te kompanitë e interesuara nga Spanja për të investuar në vend.

Në takimin janë këmbyer mendime dhe qëndrime edhe për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon. Ministri ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa dy bashkëbiseduesit u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit të tillë mes Maqedonisë dhe Spanjës. bsh/

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR