• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski - Vudkok: Intensifikohet bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar me fokus për shtypjen e krimit

Nikollovski - Vudkok: Intensifikohet bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar me fokus për shtypjen e krimit

 Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban  Nikollovski  realizoi takim me përfaqësuesin e Drejtorisë së doganave dhe të hyrave të Mbretërisë së Bashkuar për Maqedoninë dhe rajonin, Simon Vudkok.

 "Lufta e ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, përshpejtimi i tregtisë si dhe forcimi i kapaciteteve të Drejtorisë  Doganore së Doganave do të jenë në fokus të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar", njoftuan nga Drejtoria e Doganave. 

 Në takim Nikollovski dhe Vudkok u pajtuan për intensifikim e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Doganave dhe Drejtorisë së Doganave dhe e të hyrave të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e prioriteteve të cilat janë në fokus të Qeverisë Britanike dhe të Maqedonisë së Veriut.

 "Prioriteti ynë kryesor është transformimi ekonomik i vendit dhe shtypja e krimit dhe korrupsionit. Prandaj, është me rëndësi të madhe që fokusi i bashkëpunimit të ardhshëm me Doganën dhe Autoritetin e të Ardhurave të Mbretërisë së Bashkuar të jetë në drejtim të arritjes së këtyre qëllimeve”, theksoi Nikollovski.

 

Siç thuhet në njoftim, ai theksoi se  do të angazhohet personalisht që çdo punonjës të punojë i disiplinuar, i përditësuar, në nivelin më të lartë profesional dhe të arrijë rezultate më të mira që do të jenë të dukshme duke rritur efektivitetin e institucionit.

 Në takim u diskutua edhe për mundësinë që Mbretëria e Bashkuar, përmes Drejtorisë së Doganave dhe të Ardhurave, të ofrojë mbështetje këshilluese dhe investive për projekte më të mëdha për zhvillimin e Drejtorisë së doganave, si dhe mbështetje për trajnimin e doganierëve.

 "Në këtë pjesë diskutoi mundësinë e ofrimit të mbështetjes në lidhjen e sistemit të vëzhgimit me video dhe njohjes së targave me sistemin e ri të kompjuterizuar të tranzitit dhe sistemin e përpunimit të deklaratave doganore, të gjitha me synimin për të përshpejtuar transportin dhe tregtinë dhe për të shtypur krimin. Aktivitete të tilla do të plotësojnë Projektin e Bankës Botërore për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor", njoftuan nga Drejtoria e Doganave. 

 Theksohet se intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh me fokus përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe shtypjen e krimit do të kontribuojë gjithashtu në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes dhe tërheqjen e investimeve të reja nga Mbretëria e Bashkuar. /qa

Foto: Drejtoria Doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR