• e diel, 24 nëntor 2024

Nikollovski: Ushqim do të ketë mjaftueshëm për qytetarët nga të gjitha tre vendet e "Ballkanit të Hapur"

Nikollovski: Ushqim do të ketë mjaftueshëm për qytetarët nga të gjitha tre vendet e
Shkup, 2 shtator 2022 (MIA) - Duhet të furnizohemi me ushqim sepse vjen një dimër i vështirë. Prej tani e tutje nuk mund të ketë ndalesa për eksportin e produkteve bujqësore midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski lidhur me përfitimet e Marrëveshjes për sigurinë e ushqimit që sot u nënshkrua nga tre vendet në kuadër të panairit “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd. Për Ditarin në TV Sitel ai sqaroi se Marrëveshja do të thotë shfrytëzim të kapaciteteve të vendeve nga iniciativa “Ballkani i Hapur” dhe se në kushte të krizës ai është garanci se do të ketë ushqim të mjaftueshëm për qytetarët nga të gjitha tre vendet. "Atë që ne nuk e kemi, kemi garanci se do ta sigurojnë Serbia dhe Shqipëria, atë që ata nuk e kanë, ne do ta sigurojmë. Me Marrëveshjen, garantojmë se do të sigurojmë mjaft kultura strategjike, mjaft grurë, misër, elb, qumësht, mish, oriz, vaj ulliri, gjithçka që është strategjike në një krizë si kjo për të pasur për të gjithë njerëzit. Dhe do të ketë ushqim të mjaftueshëm, do të ketë produkte të mjaftueshme dhe qytetarët e këtyre tri vendeve nuk duhet të shqetësohen", tha Nikollovski. Sipas Marrëveshjes, formohet komision i cili do të kujdeset për ruajtjen dhe sigurinë e këtyre produkteve ashtu që, tha Nikollovski, nuk do të ketë pengesa dhe ngecje në kufi, nuk do të ketë dogana dhe dokumente. "Sigurojmë mekanizëm me të cilin nuk ka ndalesë në furnizimin me ushqim në këto tre vende. Kemi linja të shpejta, me miratimin e ndërsjellë të të gjitha këtyre dokumenteve njihen analizat laboratorike, kjo do të thotë se produktet nuk do të prishen në kufi derisa arrijnë në raftet e vendit tjetër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, shtoi Nikollovski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR