• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski: Tranzicioni i gjelbër ndër prioritetet kyçe të MBPEU

Nikollovski: Tranzicioni i gjelbër ndër prioritetet kyçe të MBPEU
Shkup, 27 nëntor 2022 (MIA) – Tranzicioni i gjelbër është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), krahas reformave të tjera të cilat i zbatojmë dhe besoj se së bashku me kompanitë dhe institucionet përgjegjëse, do të kontribuojmë për ta ndryshuar vetëdijen, të sillemi me përgjegjësi dhe të kemi sa më shumë dhe më të mirë shembuj të tillë të suksesshëm, deklaroi ministri dikasterial Lupço Nikollovski gjatë aksionit të sotëm të pyllëzimit nën moton “Pyllëzojmë së bashku për një të nesërme më të gjelbër” në Miladinovci të Shkupit. Aksioni organizohet nga kompania “DM Drogerie Markt”, me mbështetje nga Pyjeve Kombëtare, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave dhe Fakulteti për shkenca pyjore, arkitekturë të peizazhit dhe eko-inxhinieri “Hans Em”. Më shumë se 300 njerëz janë përfshirë në aksion, ndërsa në 10 hektarë në Miladinovc u mbollën mbi 27 mijë fidanë. Ministri Nikolovski paralajmëroi se vitin e ardhshëm do ta dyfishojnë buxhetin, do ta rrisin Programin për riprodhim të zgjeruar dhe beson se do t'i motivojnë të gjitha subjektet për një qasje të tillë të përgjegjshme. "MBPEU dhe institucionet maksimalisht janë të përkushtuara dhe i japin mbështetje të përgjithshme të gjithë këtij procesi. Sot ne po asistojmë me “Pyjet Kombëtare” në gjithë këtë aksion të bukur, megjithatë përmes programeve tona po punohet intensivisht që sa më shumë hektarë të ripyllëzohen siç duhet, me profesionalizëm dhe ekspertizë. Prandaj këto ditë ishim në Petrovec të Velesit, aksione më të mëdha përmes Programit për riprodhim të zgjeruar të Ministrisë së Pylltarisë së bashku me “Pyjet Kombëtare”. Vazhdojmë më 3 të shtunën e ardhshme me 50 hektarë në Krivopalaneçko dhe Rankovc, në Koçan, në rajonin e Shkupit", tha ministri Nikollovski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR