Nikollovski: Rruga magjistrale Tetovë-Prizren nuk ndërtohet sepse nuk është përpunuar projekt, as nuk është siguruar financiarisht
- Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski sot deklaroi se rruga magjistrale Tetovë-Prizren nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk është ndërtuar sepse nuk është përpunuar projekti. Për këtë drejtim rrugor, siç theksoi, ideja është të përpunohet projekt i përbashkët me Kosovën me të cilin më pas do të kërkohen mjete financiare dhe kryesi i aktiviteteve ndërtimore.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:38, 25 tetor, 2024
Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski sot deklaroi se rruga magjistrale Tetovë-Prizren nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk është ndërtuar sepse nuk është përpunuar projekti. Për këtë drejtim rrugor, siç theksoi, ideja është të përpunohet projekt i përbashkët me Kosovën me të cilin më pas do të kërkohen mjete financiare dhe kryesi i aktiviteteve ndërtimore.
Qeveria e kaluar ka dhënë deklarata, por nuk ka punuar asgjë. Nuk ekziston një projekt i tillë. Janë nënshkruar memorandume, por projekt nuk ka. Atë që e bëra unë së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore është të kontaktojmë Qeverinë e Kosovës në mënyrë që bashkarisht të përpunojmë projekt për projektim të asaj rruge në të cilën gjithashtu duhet të ketë tunel. Në bazë të asaj më pas të kërkohet financim dhe të kërkohet kryesi. Në këtë moment nuk ka as projekt as financim, as kryes, ndërsa BDI e prezantonte sikur nesër të jetë gati", tha Nikollovski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtpy në Qeveri. ab/
Foto: МIА arkivi