• e mërkurë, 21 janar 2026

Nikollovski: Pas më shumë se 60 viteve Aeroporti i Ohrit u legalizua

Nikollovski: Pas më shumë se 60 viteve Aeroporti i Ohrit u legalizua

Shkup, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Pas më shumë se 60 viteve, aeroporti "Shën Apostull Pali" në Ohër më në fund u legalizua, informoi zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

"Në ditën e fundit të vitit 2025 dëshiroj të ndaj një lajm të bukur se aeroporti i Ohrit, i cili operon që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, më në fund u legalizua", publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, Nikollovski. 

Vitin e kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, SHA Aeroportet dhe TAV, së bashku me Kadastrin, Avokaturën e Shtetit, Drejtorinë për punë pronësore-juridike dhe institucione tjera qeveritare, me përkushtim ka punuar që të regjistrohet Aeroporti i Ohrit "Shën Apostull Pali" në kadastrin dhe më në fund ky objekt strategjik të ketë listë pronësore.

"Në kushte normative kjo as që do të ishte lajm, por pas aq viteve moskujdes dhe anashkalim të kapitalit shtetëror, konsideroj se është me rëndësi të njoftohet opinioni. Në periudhën e ardhshme do të punojmë në modernizimin dhe rikonstruimin e Aeroportit të Ohrit me qëllim që të tërheqim turistë të rinj. Urime Vitin e Ri 2026!", publikoi zëvebdës kryeministri Nikollovski. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR