• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikollovski: Nga viti 2017 janë mbështetur 1.700 gra rurale me mbi 1,1 miliardë denarë

Nikollovski: Nga viti 2017 janë mbështetur 1.700 gra rurale me mbi 1,1 miliardë denarë

Negotinë, 7 mars 2024 (MIA) - Nga viti 2017 e deri më sot, përmes të gjitha masave, kemi përkrahur 1.700 gra fermere me mbështetje mbi 1,1 miliardë denarë. Këtë e theksoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski, në takimin me anëtarët e FKF-së në Timjanik të Negotinës, në prag të festës ndërkombëtare të gruas, njoftuan nga Ministria.

Nikollovski realizoi takim me gra fermere të suksesshme, prodhuese të vogla ushqimore dhe pronare të kantinave të vogla, anëtare të Federatës Kombëtare të Fermerëve.

Ai shtoi se ky program është një zgjidhje e përkohshme, me qëllim të plotësimit të nevojave të grave fermere, deri në miratimin e një zgjidhjeje ligjore sistematike, në përgatitjen e së cilës po punohet me MPPS, FKF dhe We Effect.

Gjithsej, deri tani rreth 1.700 gra fermere kanë marrë përkrahje financiare sipas masave të ndryshme në vlerë prej mbi 1,1 miliardë euro, ndërsa 320 gra kanë marrë grant për masën "Gruaja rurale".

Nikollovski përkujtoi se për vetëm dy vjet janë ndarë 67 grante për gratë fermere, përmes programeve për përkrahje të prodhuesve të vegjël në vlerë prej 37 milionë denarë. Nga të cilat 36 gra përfituan grant për prodhimin e ushqimeve jo shtazore, tri gra përfituan grant për ushqim me origjinë shtazore, 25 gra morën grant për kantinat e vogla të verës dhe tre gra morën grant për distileri të vogla. Te masa e planit të biznesit mbështetje morën 115 gra fermere. sa/

Foto: MBPEU

 


 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR