• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski - Miler: SHBA-ja mbështetës i fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Nikollovski - Miler: SHBA-ja mbështetës i fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të vendit tonë, pasi në pjesën e Doganave fokus i fuqishëm në bashkëpunim është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rritja e kapaciteteve institucionale në mbledhjen e të ardhurave, u theksua në takimin e drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski me shefin për çështje ekonomike në Ambasadën e SHBA-së, Rajan Miler.

Në takim, siç ka informuar sot Drejtoria doganore, të dyja palët kanë biseduar për përparësitë e Planit të Punës me Thesarin e SHBA-së, ku ekspertë nga të dyja institucionet janë duke punuar në zhvillimin e masave që do të kontribuojnë në mbledhjen e më shumë të ardhurave në Buxhet dhe duke shkatërruar ekonominë gri dhe korrupsionin.

Njëkohësisht u bisedua dhe për projektin për kamerat trupore të doganierëve, si dhe për stërvitjet e vazhdueshme të shërbimeve doganiere në kuadër të Prgramit për kontroll të sigurisë kufitare në Ambasadën e SHBA-së.

Nga ana e drejtorit u shpreh mirënjohja e tij e madhe për SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Drejtorisë doganore. rq/bsh/

Fotografia: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR