• e premte, 27 dhjetor 2024

Nikollovski: Me progresin në negociatat me BE-në, vendi ynë do të përparonte edhe në fondet e reja qasëse

Nikollovski: Me progresin në negociatat me BE-në, vendi ynë do të përparonte edhe në fondet e reja qasëse

Dibër, 16 gusht 2023 (MIA) - Si përparojmë me negociatat me BE-në, ashtu vendi ynë do të përparonte edhe në fondet e reja të qasjes. Unë besoj në ju dhe e di se ju do të zgjidhni rrugën e zhvillimit dhe përparimit, tha sot nga Dibra ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Nikollovski theksoi se ministria dhe qeveria janë të përkushtuar fuqishëm që vendi të ketë sisteme moderne të ujitjes dhe këtë, siç tha ai, e vërtetojnë shumica e projekteve kapitale të filluara në fushën e menaxhimit të ujërave.

"Në fazën përfundimtare të ndërtimit janë diga Konsko, që është projekti më i madh infrastrukturor i ndërtuar në 50 vitet e fundit dhe ndërtimi i gazsjellësit kryesor Raven-Reçicë ndërsa në mënyrë aktive po punohet për ndërtimin e digës së Orizarska Rekës. Vetëm me këto projekte mundësojmë ujitje për 10.000 hektarë tokë të re bujqësore, tha Nikollovski.

Ai theksoi se me mbështetjen dhe fondet e Bashkimit Evropian po ndërtojnë disa sisteme ujitjeje në mbarë vendin – sistemet e ujitjes Slavishko Pol, Konopnica, Tearce, Çaushica dhe Pishica, të cilat janë vetëm një pjesë e sistemeve që tashmë kanë filluar të ndërtohen, ndërsa vijon edhe ndërtimi i dy sistemeve të reja në Sopot dhe Novaci. Investimi kap vlerën e mbi 10 milionë eurove.

"Pjesë e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë së Maqedonisë është programi IPARD, ku tani me programin e ri marrim 97 milionë euro mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian për modernizimin e bujqësisë në Maqedoni", tha ministri.

Sipas Nikollovskit, "siç ne përparojmë me negociatat, vendi ynë do të përparojë edhe në fondet e reja të aksesit". ls/

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR