Nikollovski: Maqedonia e Veriut është lider në rajon në shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i ndau vendimet e para nga gjithsej 2453 kërkesat për furnizim të traktorëve.
- Post By Sara Ademi
- 16:17, 16 qershor, 2023
Manastir, 16 qershor 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i ndau vendimet e para nga gjithsej 2453 kërkesat për furnizim të traktorëve.
Në ngjarjen publike në Manastir, ministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski theksoi se mbështetja për bujqit është e vazhdueshme, ndërsa Maqedonia e Veirut është lider në rajon sa i përket shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPARD.
"Në thirrjen publike arritën rekord 2453 kërkesa që plotësojnë plotësisht kriteret. Në Manastir kemi filluar me dhënien dhe realizimin e fazës së parë të lidhjes së kontratave, e cila përfshin 730 vendime. Kontratat janë në vlerë të përgjithshme prej rreth 500 milionë denarë, të siguruara përmes programit për zhvillim rural", theksoi ministri Nikollovski dhe shtoi se si liderë në shfrytëzimin e programit IPARD, si shtet nuk kemi kthyer asnjë euro në buxhetin evropian, siç ishte në vitin 2007 dhe 2015, kur 55 milionë euro nuk u përdorën për modernizim në bujqësi.
Në takim me bujqit e Pellagonisë, ministri i MBPEU-së, Lupço Nikollovski e paralajmëroi mundësinë për shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD-3 e cila për Maqedoninë e Veriut është rritur për 62 për qind.
"Është një avantazh i madh, një nder i madh nga Komisioni Evropian për shkak të organizimit të suksesshëm, për shkak të pozitës udhëheqëse dhe për shkak të suksesit në IPARD-2. Këtë verë të gjitha thirrjet në kuadër të programit IPARD-3 do të shpallen me buxhet rekord", theksoi Nikollovski.
Sipas drejtorit të Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski, Manastiri është një nga qytetet më të mira për sa i përket numrit të aplikuesve për blerje të traktorëve. sa/
Foto. MIA