• e diel, 24 nëntor 2024

Nikollovski: Maqedonia e Veriut është eksportuesi i 29-të më i madh i verës në botë

Nikollovski: Maqedonia e Veriut është eksportuesi i 29-të më i madh i verës në botë
Shkup, 1 shtator 2022 (MIA) – E ardhmja e vreshtarisë dhe verarisë së Maqedonisë së Veriut krijohet në kantinat e verërave të prodhuesve të mëdhenj dhe të vegjël, sidomos në vitet e fundit, kantinat e vogla familjare janë ato që po shënojnë ngritjen e tyre. Vërejmë rritje edhe në kantinat e verërave, me një rritje prej 55 për qind të kapacitetit të përgjithshëm për përpunim të verës i cili arrin në rreth 200 milionë litra, që është gati dy herë më i madh se prodhimi vjetor i verës, shkroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomi të Ujërave, Lupço Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk pas hapjes së sotme të panairit “Vizioni i verës Ballkani i Hapur” në Beograd. Siç theksoi Nikollovski, sot në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 71 kantina të vogla që me përkushtim rrisin vreshtat dhe prodhojnë verë të cilësisë së lartë. “Ndjenja është e mrekullueshme kur shoh interesimin e madh të vizitorëve nëpër tendat tona dhe kënaqësinë e tyre me bukurinë e verës sonë maqedonase”, thekson ministri. Sipas tij, Ballkani i Hapur ofron një treg të ri, më të madh për prodhimet tona bujqësore, por edhe për verën maqedonase. “Për atë se sa e mirë është vera maqedonase flet edhe vizitueshmëria në tendat e Maqedonisë, si dhe fakti se Maqedonia e Veriut është eksportuesi i 29-të më i madh i verës në botë me vlerë totale të eksportit prej 61.4 milionë dollarë dhe vendi i dytë për eksport në rajon. Sektori i verërave për ne ka një domethënie të veçantë për ne dhe pikërisht për këtë me vëmendje të posaçme e mbështesim dhe promovojmë”, nënvizon Nikollovski.

QËNDRONI TË LIDHUR