• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikollovski: Maqedonia do të jetë vendi i parë në rajon, i cili plotësisht do të mbulohet me mbushës për automjete elektrike

Nikollovski: Maqedonia do të jetë vendi i parë në rajon, i cili plotësisht do të mbulohet me mbushës për automjete elektrike

Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Maqedonia do të jetë vendi i parë në rajon ku gjithkund do të ketë mbushës për automjetet elektrike, paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

"Jemi këtu pionerë, së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim momentalisht po zgjedhim një konsulent, i cili duhet të kryejë një studim dhe pastaj ta zbatojë. Ideja ime është që diku në fillim të mandatit të dytë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, Maqedonia të jetë E-mobile, gjegjësisht të ketë mundësinë e automjeteve elektrike tekstualisht në çdo cep të vendit. Kjo është me qëllim që qytetarët të mos shqetësohen më se ku dhe sa larg është stacioni tjetër i karikimit, por në një distancë prej jo më shumë se 10 km të ketë mbushës", theksoi zëvendëskryeministri Nikollovski në intervistë për TV Njuzmaks Ballkan.

Në kontekst të uljes së ndotjes së ajrit, zëvendëskryeministri foli edhe për planin e Qeverisë për furnizimin e 120 autobusëve elektrikë, prej të cilëve 80 do të jenë të dedikuar për kryeqytetin, ndërsa 40 të tjerë për komunat në vend. Ai sqaroi se tenderi fillestar u anulua sepse ofertuesi i regjistruar nuk i plotësonte kushtet e përcaktuara në thirrjen publike. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR