• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nikollovski: Ka interesim të madh për programin IPARD 3 te fermerët, por edhe për zhvillimin e turizmit rural

Nikollovski: Ka interesim të madh për programin IPARD 3 te fermerët, por edhe për zhvillimin e turizmit rural

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) -Ministri Lupço Nikollovski tha se ka interes të madh për masat 1 dhe 7 të programit IPARD 3 për të cilin është ndarë buxhet prej 30 milion euro, kurse ka aplikime përmbi 100 milion euro. Kjo, sipas tij, tregon se fermerët kanë njohuri për IPARD-in dhe se janë të informuar mirë dhe se fushata që ata zbatuan dha fryt.

"Jemi vendi i parë nga të gjithë shfrytëzuesit e programit të IPARD që në vitin 2023 mori dritë të gjelbër për fillim të programit IPARD 3. Tashmë e kemi paraqitur thirrjen e masave 1 për prodhim primar për furnizimin e traktorëve dhe makinerive dhe 7 për turizmin rural. Sipas informatave të para kemi mjaft aplikime serioze dhe cilësore", tha Nikollovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së Zyrës së Rajonit planor në Shtip.

Ai paralajmëroi se të hënën bashkë me drejtorin e Agjencisë pagesore do i japin numrat e saktë në raport me masat 1 dhe 7 dhe shtoi se ka interes të madh te fermerët dhe agrobiznismenët, por edhe për zhvillimin e turizmit rural.

"Programin IPARD 2 e kemi kryer si vend i cili e ka shfrytëzuar tërë buxhetin të vënë në dispozicion të aplikantëve dhe për gjithë buxhetin janë lidhur kontrata. Pesë vite me radhë kthejmë zero euro në arkën evropiane, kurse paraprakisht në IPARD 1 janë kthyer 55 milion euro fonde të pashfrytëzueshme. Tani nuk kemi fonde të pashfrytëzueshme dhe kemi interes të madh në thirrjen e fundit të IPARD 2 i cili ishte nënshkruar në tetor për masën 3 të furnizimit të pajisjeve", theksoi Nikollovski. ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR