• e premte, 27 dhjetor 2024

Nikollovski: Janë paguar subvencione për duhanin në vlerë prej rreth 1.5 miliardë denarë

Nikollovski: Janë paguar subvencione për duhanin në vlerë prej rreth 1.5 miliardë denarë

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Në llogarinë e rreth 14.300 prodhueve të duhanit sot janë paguar subvencione për rekoltën nga vitit 2023 në vlerë prej 1,5 miliardë denarë, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço NikolLovski.

Ministri Nikollovski sqaroi se janë paguar subvencione për duhanin aromatik të kontraktuar dhe sipas tij, kjo është pagesa dhe përkrahja më e madhe për prodhuesit e duhanit.

Ai njoftoi se subvencionet u janë paguar të gjithë atyre të cilët i plotësojnë kushtet, pa asnjë presion, listë, ndarje partiake...

"Ndershëm dhe të barabartë me një zgjidhje dhe një pagesë në një ditë për të gjithë prodhuesit e duhanit", thekson Nikollovski.

Ai përkujtoi se korrja e vitit të kaluar peshonte rreth 14.763 tonë dhe se e gjithë sasia me kohë ishte blerë.

"Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se këtë vit, së bashku me fermerët, arritëm çmimin më të lartë të blerjes ndonjëherë. Duhani nga rekolta e vitit 2023 ka çmim rekord të blerjes prej 365 denarëve për kilogram për të gjithë sasinë e dorëzuar të duhanit", theksoi Nikollovski.

Ai shtoi se sot janë paguar subvencionet, të cilat sivjet janë shtuar për 20 denarë për të tri klasat. Me atë rritje subvencioni për duhanin e klasit të parë për herë të parë arrin 100 denarë.
Nikollovski kujtoi masat e mëparshme të mbështetjes, si vaji i gjelbër, heqja e letrave të bardha ose fletët e bardha për shpengim, miratimi i ligjit të ri, heqja e subvencionit prej vetëm 60 denarë për kilogram pa dallim klasash. Krijuam, siç tha, model të ri të subvencionimit që nga viti 2017 dhe sipas klasës. 

Në konferencën për media mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski i cili theksoi se sot është realizuar mbështetja më e madhe për prodhuesit e duhanit.

Ai informoi se është paguar mbështetje financiare për sipërfaqet e mbjella dhe të korrura me kultura bujqësore pa dhe me material farë të çertifikuar të përdorur, si dhe mbështetje financiare për prodhimin e kulturave të kopshtit. Në fushën e prodhimtarisë blegtorale janë realizuar dhe paguar subvencionet bazë dhe plotësuese për mbarështuesit e deleve, pagesat bazë për blegtori, bletë... Ai bëri të ditur se në të ardhmen Agjencia do të vazhdojë me zbatimin e pagesave shtesë direkte për blegtori dhe bletë, pagesa direkte për prodhimtarinë organike, për fermerët që kanë prodhim në zona me mundësi të kufizuara... qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR