• e premte, 27 dhjetor 2024

Nikollovski: I mbrojmë dhe zhvillojmë pyjet, tranzicioni i gjelbër është prioriteti ynë i rëndësishëm

Nikollovski: I mbrojmë dhe zhvillojmë pyjet, tranzicioni i gjelbër është prioriteti ynë i rëndësishëm

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Po punojmë për mbrojtjen dhe përmirësimin e pyjeve të Maqedonisë, pasurinë tonë natyrore me të cilën krenohemi. Ne kujdesemi sinqerisht, mbrojmë dhe zhvillojmë pyjet e Maqedonisë. Tranzicioni i gjelbër është një prioritet i rëndësishëm i yni. Këtë vit në vend do të mbillen 1,2 milionë fidanë të rinj, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në konferencën e parë ministrore për pylltarinë -"Praktikat dhe përvojat më të mira në ripërtëritjen e pyjeve".

Nikollovski theksoi se këto vite, si rezultat i ndryshimeve klimatike, por edhe zhvillimeve në botë, si ministri përgjegjëse për bujqësinë, ushqimin dhe pylltarinë, jemi para sfidave të reja dhe të mëdha, për të siguruar stabilitet dhe zhvillim të këtyre sektorëve të rëndësishëm.

"Tranzicioni i gjelbër është një nga pesë prioritetet e Ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pyllëzimi është një nga synimet tona për zbatimin me sukses të parimeve të gjelbërta. Së bashku në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, përmes programit IPA po punojmë në një projekt të madh dhe domethënës për reformimin e sektorit pyjor në Maqedoninë e Veriut. Një projekt që do të realizohet përmes katër nënkomponentëve dhe do ta afrojë pylltarinë e vendit me standardet evropiane. Me programin për riprodhimin e zgjeruar të pyjeve, si Ministri kemi përcaktuar qartë udhëzimet për pyllëzime të planifikuara të tokave erozive dhe sanimin e sipërfaqeve pyjore të djegura. Përmes këtij programi vitin e kaluar janë mbjellë mbi 400.000 fidanë në disa rajone të vendit, ndërsa për këtë vit 2023 janë planifikuar 1.200.000 fidanë", theksoi ministri Nikollovski.

Maqedonia e Veriut, tha ai, merr mbështetje edhe nga Gjermania në zbatimin e reformave pyjore dhe realizimin e agjendës së gjelbër, e cila është në përputhje me politikën e përbashkët evropiane. Këtë mbështetje e ka konfirmuar personalisht ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Xhem Ozdemir, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.

Së bashku në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, përmes programit IPA, po punojmë, shtoi ai, në një projekt të madh dhe domethënës për reformën e sektorit pyjor në Maqedoninë e Veriut.

"Një projekt që ka një afat kohor për realizim prej dy vitesh, deri në vitin 2025, me vlerë 1,3 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Ai do të realizohet përmes katër nënkomponentëve, të cilat pylltarinë e Maqedonisë e afrojnë me standardet evropiane", theksoi ministri Nikolovski.

Nga ky projekt duhet të dalin këto rezultate: një ligj për krijimin e Agjencisë Pyjore, ristrukturimin dhe shndërrimin e Ndërmarrjes Publike Pyjet Kombëtare në shoqëri shtetërore me përgjegjësi të kufizuar, ngritja e një sistemi informacioni të integruar pyjor, një inventar kombëtar pilot i pyjeve dhe një plan për zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe certifikimin e pyjeve dhe lëshimin e certifikatave për njësitë e zgjedhura (më të mira) të menaxhimit me pyjet shtetërore.

Ne vazhdimisht investojmë dhe forcojmë kapacitetet e policisë pyjore, duke përmirësuar kushtet e punës së policisë pyjore në luftën kundër prerjeve të paligjshme të pyjeve.

Ministri Nikollovski në fjalimin e tij në panelin ministror theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat për anëtarësim të plotë në Bashkimi Evropian, është nënshkruese e nismës Sfida e Bonit. Qëllimi i kësaj nisme është rivendosja e 350 milionë hektarëve të sipërfaqeve të shpyllëzuara deri në vitin 2030. Pikërisht Maqedonia e Veiut është i vetmi vend në rajon që ka marrë përsipër detyrimin deri në vitin 2030, të pyllëzojë 1500 sipërfaqe të reja në vit, të kryejë shndërrimin e sipërfaqeve dhe rinovimin natyror të pyjeve.

Pyllëzimi është një nga mjetet kryesore në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Në atë drejtim, si duhet të reagojnë vendet e rajonit përmes masave konkrete me pyllëzimin dhe rritjen e kulturave pyjore të përshtatshme, duke përmirësuar përbërjen e pyjeve me lloje drurësh autoktone rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

Në panelin ministror për restaurimin dhe pyllëzimin e pyjeve si strategji për përballimin me sfidat e ndryshimeve klimatike në rajonin tonë marrin pjesë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi, Vladimir Jokoviq, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci dhe zëvendësministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Miroslav Marinov. ls/

Foto: MBPEU-së

QËNDRONI TË LIDHUR