• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikollovski e konteston tenderin për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, kërkon Prokuroria ta hetojë punën e HMV Infrastrukturës dhe NPRRSH-së

Nikollovski e konteston tenderin për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, kërkon Prokuroria ta hetojë punën e HMV Infrastrukturës dhe NPRRSH-së

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski konsideron se ka mundësi me HRMV Infrastruktura dhe kreditorët ndërkombëtarë të gjendet mënyrë të revidohet, siç thotë, e tërë puna për procedurën e tenderit për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë për të cilën afati për oferta skadon sot. Sipas tij, kontestuese është që e tërë procedura ka përfshirje kohore prej para zgjedhjeve, por edhe vlerë të shtuar prej 340 milionë  eurove në 560 milionë, me çka një kilometër autostradë do të kushtojë 24 milionë euro.

Nikollovski sot mbajti konferencë prë shtyp për Raportin për investimet publike që e publikoi Enti shtetëror për revizion dhe i bëri thirrje Prokurorisë publike në bazë të rezultateve nga ky Raport ta hetojë punën e HRMV Infrastruktura dhe të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH).

U bëri thirrje kreditorëve ndërkombëtarë dhe atyre të cilët japin grante, siç tha, të ulemi seriozisht dhe të mendojmë nëse kjo është mënyra dhe nëse ia vlen të shpenzohen kështu paratë e popullit, ndërsa PP me Raportin e ESHR-së të hyjë në NP Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura për ta hetuar punën e saj. Theksoi se prokurori publik ka obligim ligjor të veprojë, ndërkaq në të kundërtën do të kërkojë takim me të në mënyrë që t'i sqarojë përse nuk vepron pas thënieve të ESHR-së.

Lidhur me anulimin e mundshëm, sqaroi se në pajtim me Ligjin për furnizime publike, furnizimet publike mund të anulohen deri në ditën e parashtrimit të ofertave, si dhe se ai, në pajtim me ligjet, deri sot nuk ka të drejtë të vendosë nënshkrim.

Sipas tij, hekurudha drejt Bullgarisë duhet të ndërtohet, por, siç tha, pyetja është nëse duhet të ndërtohet me këtë çmim dhe nëse duhet të ndërtohet hekurudhë e cila prëfundon në tunel i cili nuk çon askund.

Nikollovski theksoi se Raporti hapë dyshim për punën e deritanishme të NPRRSH-së, mes tjerash për rrugën Drenovë-Gradsko për të cilin projekt thotë se ka rreziqe nga arbitrazhi, si dhe për vlerën e rritur të autostradës Kërçovë-Ohër për 170 milionë euro, për të cilën janë shkenzuar 446 milionë euro, ndërsa nuk është prëfunduar edhe pas 10 viteve nga fillimi i ndërtimit.

Theksoi edhe se sipas raprotit revizor vlera e autostradës Shkup-Bllacë ishte rritur prej 112 milionë euro në 198 milionë euro dhe një kilometër autostradë do të kushtojë 20 milionë euro, që konsideron se duhet të jetë motiv plus për Prokurorin publik.

Siç theksoi, pas 10 viteve nga programi i aksionit për mjedis jetësor, aksione klimatike dhe transport nga IPA2, Maqedonia ka shfrytëzuar shumë pak, ndërsa në dispozicion janë shtatë projekte prej të cilëve dy në fushën e transportit ndërsa pesë në mjedisin jetësor. Vlera e llogaritur është 715 milionë euro prek të cilave ndihmë financiare përmes mjeteve të pakthyeshme të BE-së prej 175 milionë euro. Pas 10 viteve nga periudha e programeve ka filluar realizimi i vetëm tre projekteve të cilat janë stopuar ose ka dinamikë të ngadalshme dhe për të cilat ka shpenzime të deklaruara në shumë prej 29 milionë eurove", tha Nikollovski.

Theksoi se për dy akset e para nga hekurudha drejt Bullgarisë është rritur vlera dhe janë paguar provizione orej 4,6 milionë euro për mjete të patërhequra për shkak të kushteve të papërmbushura për efektivitet të kredisë për periudhë prej shtatë viteve.

Pas ndryshimit të kryesisë në NPRRSH paralajmëroi se do të kërkojë deklasifikim të marrëveshjes me "Bektel dhe Enka" për akset e autostradës të korridoreve 8 dhe 10D dhe analizë të hollësishme. Përsëriti se është pa përgjegjësi të anulohet marrëveshja e 250 milionë eurove tashmë të paguara.

Komentoi se edhe krahas rezultateve zgjedhore nuk jep dorëheqje edhe drejtori i HRMV Infrastruktura, i ELEM-it, i MEPSO-s. "Duhet ta shohim ligjin dhe në mënyrë adekuate atje të bëhet ndryshimi sepse çdo ditë plus mbetje e këtyre njerëzve është në dëm të shtetit, ndërkaq mendoj se Prokuroria duhet ta ndërmarrë pjesën e vet të punës. Ajo që mund të them është se këto tre do tël jenë me emërime menaxhuese dhe do të menaxhohen në marrëveshje të përbashkët me tre partitë në Qeveri, ashtu e kemi marrëveshjen", tha Nikollovski në ypetjen e gazetarëve. ab/

Foto: МIА 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR