Nikollovski - Duh: Përforcohet bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë në pjesën e verërave, të rinjve dhe digjitalizimit
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot pati takim pune me ministren për transformim digjital të Republikës së Sllovenisë, Emilia Stojmenova Duh.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:39, 14 qershor, 2023
Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot pati takim pune me ministren për transformim digjital të Republikës së Sllovenisë, Emilia Stojmenova Duh.
Në takim, dy ministrat biseduan për digjitalizimin e sektorit bujqësor të vendit tonë dhe zbatimin e zgjidhjeve më bashkëkohore teknologjike në fushën e bujqësisë, sipas shembullit të Republikës së Sllovenisë, kumtoi MBPEU.
Ministrja Stoimenova Duh shprehi gatishmëri drejtpërdrejtë t'i ndajë rezultatet pozitive nga projektet e suksesshme për digjitalizim të bujqësisë në Slloveni, duke i bërë ftesë ministrit Nikollovski për vizitë të fermerëve të rinj inovativ të suksesshëm.
Dy ministrat shprehën gatishmëri për përforcim të bashkëpunimit mes dy shteteve në pjeësn e verërave, të rinjve dhe digjitalizimit.
Republika e Sllovenisë është vendi ynë mik dhe mbështetëse e parezervë në rrugën evropiane, Miqësinlë tonë tradicionale dhe partneritetin në të gjitha sferat e zhvilluam dhe e vazhdojmë", ceket në kumtesën e MBPEU-së. ab/
Foto: MBPEU