• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski: Do të merren të gjitha masat që të ulet koha e pritjes në vendkalimet kufitare

Nikollovski: Do të merren të gjitha masat që të ulet koha e pritjes në vendkalimet kufitare

 Kumanovë, 18 korrik 2024 (MIA) - Në kulmin e sezonit veror është rritur intensiteti i qarkullimit në vendkalimin kufitar Tabanoc. Sot janë në funksion të gjitha korsitë dhe koha e pritjes është rreth 15 minuta. Turistët të cilët udhëtojnë tregojnë se për momentin nuk presin shumë. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen e sotme të VK Tabanoc, drejtori i Doganës, Boban Nikollovski tha se problemet duhet shpejtë të tejkalohen për të siguruar qarkullim të qetë të udhëtarëve. Dje, shtoi ai, ishin të gatshëm të ndërhynin nëse zjarri nga pala greke do të kalonte në Bogorodicë.

 

"Rënia e  sistemit elektrik sa herë që ndodh, krijon gjithmonë probleme. Është shumë e rëndësishme që këto probleme të zgjidhen në mënyrë sa më efektive, sa më shpejt të jetë e mundur. Numri luhatet, por është në një nivel shumë të lartë. Ju e dini që trafiku i udhëtarëve është vërtet në një nivel të lartë tani, është sezoni. Po përballemi, fluksi i mjeteve po ecën me shpejtësi. Vetëm dje patëm një ndalesë në Bogorodicë, ka pasur zjarr në anën greke dhe ne kemi dhënë kontributin tonë atje, kemi reaguar me aq sa kemi mundur, kemi qenë të gatshëm në rast se zjarri kthehet drejtë vendit tonë", tha Nikollovski.

 Sa i përket korrupsionit, Nikollovski theksoi se mbetet përkushtimi për ta frenuar atë, ndonëse tha se ka zyrtarë që janë profesionistë dhe ka prej tyre që janë të prirur për ndikime të tilla.

 

"Për fat të keq, në çdo institucion sado profesionalisht të sillen zyrtarët, unë do të flas për doganierët, në çdo shërbim ka njerëz që janë të prirur ndaj ndikimeve të tilla kriminogjene. Megjithatë, angazhimi ynë, më besoni do të bindeni në një kohë të shkurtër, është një luftë reale kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit. Dhe jo vetëm në raport me doganierët, por të gjithë ata që janë të përfshirë në gjithë këtë proces të punës doganore", tha Nikollovski. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR