• e premte, 27 dhjetor 2024

Nikollovski dhe Trençevska: Për herë të parë, zgjidhje kalimtare për kompensimin e lehonisë për gratë fermere, pritet edhe zgjidhje sistematike

Nikollovski dhe Trençevska: Për herë të parë, zgjidhje kalimtare për kompensimin e lehonisë për gratë fermere, pritet edhe zgjidhje sistematike

Prilep, 10 mars 2023 (MIA) - Gratë fermere që kanë lindur nga dhjetori i vitit të kaluar deri në fund të këtij viti do të marrin nga 81.000 denarë për nëntë muaj. Është masa e përkohshme e Ministrisë së Bujqësisë që realizohet dhe ka siguruar mjete, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë. Ai së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dhe Vaska Mojsovska, kryetaren e Federatës kombëtare të fermerëve ishin në tribunë në komunën e Krivogishtanit  të Prilepit ku sot ishte prezantuar Programi për mbështetje për siguri sociale të grave të cilat kryejnë veprimtari bujqësore dhe mbështetjet e destinuara për fermeret përmes Programit për mbështetjen financiare të zhvillimit rural në vitin 2023.

Sipas ministrit Nikollovski kjo zgjidhje kalimtare duhet të jetë hyrje në zgjidhje sistematike.

"Pas gjithë kësaj kohe është gjetur  një zgjidhje e përkohshme. Ne po zbatojmë një program për herë të parë. Me këtë program u japim mundësi të gjitha grave fermere  që janë të regjistruara sipas ligjit për sigurim pensional nga ky vit, gjegjësisht gratë-fermere  të cilat do të lindin, ndërsa kjo vlen nga 11 dhjetori i vitit 2022 deri më 1 dhjetor të vitit 2023 të drejtën e njejtë do ta fitojnë nga kompensimi i njëfishtë prej 81.000 denarë, siç e kanë këtë të drejtë edhe gratë e tjera që punojnë  dhe të drejtat e tyre janë rregulluar sipas Ligjit për marrëdhënie pune. Ne së bashku me ju, kemi bërë zgjidhje kalimtare dhe besoj se këtë vit do të gjendet zgjidhje sistematike me institucionet tjera. Por, ja, ky është viti i parë, për herë të parë se edhe gratë-fermere do të kenë pushim të paguar të lehonisë, janë ndarë mjete dhe do të marrin në vlerë të përgjithshme prej 81.000 denarë", tha Nikollovski.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska thekson se nga viti 2019 punohet për gjetjen e zgjidhjes të jetë sistematike, masa do ta rrisë natalitetit dhe motivin për punë të grave-fermere.

Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës kombëtare të fermerëve theksoi se do të insistojnë edhe në pushim mjekësor të paguar për gratë fermere.

Ministria e Bujqësisë paralajmëron edhe grante për fermat e vogla dhe për prodhimin tradicional dhe më të rëndësishëm të ushqimit. Shpalljet janë publikuar. I mbështet 25 prodhimet kyçe të zhvillimit bujqësor.

Të gjitha masat e deritanishme janë arsyeja për rritjen e numrit të grave pronare të regjistruara të fermave bujqësore me 5.000 në tre vjet. Sipas të dhënave, nëse në vitin 2018 në Regjistrin e Vetëm dhe me të gjitha programet dhe masat ishin të regjistruara 24.321 femra pronare të ekonomive bujqësore, në fund të vitit 2022 janë regjistruar 29.111 femra pronare të ekonomive bujqësore. sa/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR