• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikollovski: BE-ja ofron mundësi që produktet tona të plasohen në tregjet evropiane

Nikollovski: BE-ja ofron mundësi që produktet tona të plasohen në tregjet evropiane

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian nënkupton mundësi të re për çdo bujk, ofron mundësi që produktet tona të plasohen në tregjet evropiane, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, para panel - diskutimit "Si integrimi në BE - përforcon bujqit në Maqedoninë e Veriut".

Në prononcimin e sontëm në ngjarjen e cila mbahet në hotelin "Aleksandar Pallas", ministri bëri analizë të të gjitha hapave të cilët bëhen në Bashkimin Evropian në pjesën e bujqësisë. 

Ai informoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka shfrytëzim 100 për qind të programit IPARD 2, përderisa, në programin e ri, IPARD 3, tha se ka 97 milionë mjete të pakthyeshme evropiane për modernizim dhe zhvillim të bujqësisë në Maqedoninë e Veriut. 

"Me hapa konkretë, vepra dhe vendime të bëjmë që qëllimi ynë strategjik të jetë i realizueshëm dhe real dhe të bëhemi anëtar i BE-së, ndërsa me këtë të rinjtë të mos shkojnë në vendet evropiane, por të mbesin në shtëpi, ku do t'i gëzojnë mundësitë evropiane", tha ministri. 

Nikollovski informoi edhe për ligjet e reja në lidhje me bujqësinë prej të cilave pjesa më e madhe dalin nga projektet nga Bashkimi Evropian dhe tha se si vend anëtar kemi privilegje të cilat i kanë edhe vendet e tjera në pjesën e bujqësisë, edhe pse nuk jemi anëtare. 

Në panelin e diskutimit, në të cilin do të prezantohen rezultatet e arritura në bujqësi, zhvillimin rural, prodhimin dhe vendosjen e produkteve bujqësore të Maqedonisë në tregun evropian përmes përdorimit të të mjeteve nga programi IPARD, marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski, Kiril Ristovski nga Sektori për Menaxhimin e Fondeve Para-anëtarësuese të BE-së për Zhvillim Rural (IPARD) në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Nenad Stojanov, menaxher i UNI AGRO SHPK Veles.

Përveç kësaj, të pranishmit do të kenë mundësi të marrin edhe udhëzime për realizim më efektiv të financave që janë në dispozicion përmes fondeve të Bashkimit Evropian. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR