Nikollovski: Bashkëpunimi me sektorin privat është i rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë gri
- Lufta kundër ekonomisë gri është temë aktuale, por edhe sfidë me të cilën vazhdimisht përballemi. Skena gjeopolitike menjëherë ndryshohet, me kërcënime të rritura për tregtinë e lirë, me ç'rast Maqedonia dhe vendet e rajonit si vende të vogla, më së shumti janë të ekspozuara në rreziqe nga tregtia ilegale, ka theksuar drejtori i Drejtorisë Doganore Boban Nikollovski, në konferencën rajonale për zbulimin e ekonomisë gri që mbahet në Shkup në organizim të Odës Ekonomike Amerikane të Maqedonisë dhe Serbisë.
- Post By Sara Ademi
- 15:43, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Lufta kundër ekonomisë gri është temë aktuale, por edhe sfidë me të cilën vazhdimisht përballemi. Skena gjeopolitike menjëherë ndryshohet, me kërcënime të rritura për tregtinë e lirë, me ç'rast Maqedonia dhe vendet e rajonit si vende të vogla, më së shumti janë të ekspozuara në rreziqe nga tregtia ilegale, ka theksuar drejtori i Drejtorisë Doganore Boban Nikollovski, në konferencën rajonale për zbulimin e ekonomisë gri që mbahet në Shkup në organizim të Odës Ekonomike Amerikane të Maqedonisë dhe Serbisë.
Çelësi për ballafaqimin me këto kërcënime, sipas Nikollovskit, është gatishmëria e lartë e vendeve në parandalimin e çdo përpjekje për veprime kriminele dhe zbulimin e ekonomisë gri, por gjithashtu edhe rritja e bashkëpunimin me sektorin privat dhe ndarja e përvojave dhe sfidave me të cilat përballet ky sektor.
"Drejtoria Doganore ka riaktivizuar punën e Trupit Këshillëdhënës në të cilin bëjnë pjesë të gjitha odat, asociacionet dhe organizatat e përfshira në procedurën doganore. Nga ky trup presim të dalin masa konkrete për problemet me të cilat përballen kompanitë, transportuesit, shpediterët, me ç'rast qëllimi i përbashkët është lehtësimi dhe mbështetja e tregtisë, në kuadër të dispozitave ligjore", ka theksuar Nikollovski, citohet në kumtesën e Drejtorisë Doganore.
Duke u kthyer në punën e Drejtorisë Doganore nga 1 korriku i këtij viti pasi e mori funksionin e drejtorit, Nikollovski theksoi se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në zbulimin e çdo përpjekjeje të tregtisë ilegale për të cilën vërtetim janë të ardhurat e paguara prej 54,6 miliardë dollarë, që paraqet rritje prej tetë për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
"Në korrik është regjistruar 127 për qind më shumë import i cigareve se në korrik të vitit të kaluar. Në shtator, të ardhurat nga importet e raportuara të cigareve janë rritur për 46 për qind dhe në tetor për 13 për qind. I theksoj këto rezultate veçanërisht duke pasur parasysh se në konferencë janë të pranishëm përfaqësues të OLAF dhe përfaqësues të industrisë së duhanit. Gjithashtu, dua të theksoj se në këto pesë muaj kemi 212 raste të konfiskimeve, ose gati dy herë më shumë se vitin e kaluar. Vazhdojmë me realizimin e projekteve për modernizimin, përmirësimin e kushteve të punës dhe aplikimin e teknologjisë inovative në punën tonë, veçanërisht për përmirësimin e funksionit tonë kontrollues", theksoi Nikollovski.
Konferencat e këtij lloji, sipas drejtorit të Drejtorisë Doganore, janë një mundësi shtesë për shkëmbimin e përvojave dhe vendosjen e mënyrave të reja për komunikim më të ngushtë ndërmjet pjesëmarrësve në shkëmbimin tregtar në rajon dhe më gjerë. sa/
Foto: Drejtoria Doganore