• e martë, 24 dhjetor 2024

Nikollovski: Askush nuk është naiv të hyjë në lojë të Bullgarisë të kushtëzimeve dhe vetove pa fund, shpresa jonë është raporti i drejtë

Nikollovski: Askush nuk është naiv të hyjë në lojë të Bullgarisë të kushtëzimeve dhe vetove pa fund, shpresa jonë është raporti i drejtë

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Askush nuk është naiv të hyjë në lojën e Bullgarisë të kushtëzimeve dhe vetove pa fund, por problemi është pak më i madh nga ai që paraqitet në opinion, dhe ai është vendim strategjik i vendeve të mëdha - anëtare, i cili është i tillë tashmë mbi dhjetë vite, të mos ketë zgjerim, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit si dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

"Dobia nga pritja është ruajtje e krenarisë kombëtare. Askush nuk është naiv të hyjë në lojën e Bullgarisë të kushtëzimeve dhe vetove pa fund. Nëse kjo është e fundit që bisedojmë, ndërkaq nëse nuk është e fundit nuk jemi naivë edhe njëherë të pësojmë dhe të kemi probleme. Dhe mendoj se unë mjaft shpesh kam folur për këtë në opinion dhe qëndroj prapa saj se problemi është pak më i madh nga ai që paraqitet në opinion, ndërkaq problemi është vendimi strategjik i vendeve-anëtare të mëdha, i cili, për fat të keq, është i tillë tashmë më shumë se dhjetë vite të mos ketë zgjerim. Politikani i fundit i cili ishte i ndershëm në raport me procesin, ishte politikan i cili nga këta të tjerët të cilët janë të pandershëm, ishte i drejtë. Dhe ai është Zhan Klod Junker i cili ishte kryetar i KE-së. Ai ishte mjaft i ndershëm të na thotë të gjithëve se zgjerim nuk do të ketë", tha Nikollovski gjatë pjesëmarrjes në "Vetëm intervistë" në Kanal 5, i pyetur se çka fitojmë si shtet me atë që për momentin nuk hyjmë në negociata formale me BE-në.

Ai me atë rast tregoi për ngjarjet me shtetet e tjera të cilat janë në proces të inkuadrimit në BE.

"E shihni se ç'po i ndodhë Serbisë. Serbia fitoi veto. Shqipëria, Greqia tashmë paralajmëron veto. Mali i Zi po negociojnë, harruam prej kur. Turqia negocion, harruam prej kur. Gjithçka është e qartë", konsideorn Nikollovski.

Në mandatet e dy eurokomisarëve të kaluar për zgjerim nuk pati pranim të anëtareve të reja, ndërkaq nuk është i bindur as në premtimet e eurokomisares së re Marta Kos se BE-ja për herë të parë ja qasje reale me të cilën deri në fund të mandatit të Komisionit të tnaishëm evropian mund të sillen një apo më shumë vende kandidate për anëtarësim.

Ai theksoi se fokusi është në zbatimin e agjendës reformuese dhe Planit për rritje, përkatësisht projekteve infrastrukturore në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.

Ministri dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, për protestat e BDI-së para Gjykatës kushtetuese, vlerësoi se bëhet fjalë për lojë të tejdukshme politike në tajmingun kur pas pesë viteve gjykatësit e vendosin Ligjin për përdorimine  gjuhëve në rend dite dhe mu kur LSDM dhe BDI janë në opozitë.

"Kjo është një lojë e tejdukshme politike, ne të cilët jemi më me përvojë në politikë, e lexojmë qartë lojën. Këtu kadiu të paditë, kadiu të gjykon, dëshiroi të bëjë BDI, nga njëra anë të krijojnë probleme, nga ana tjetër ta zgjidhin problemin dhe në atë mënyrë të provojnë të duken shpëtimtarë të shqiptarëve nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër si lloj garantuesish të stabilitetit në shtet", theksoi Nikollovski.

Nikollovski tha se BDI-së i prëgjigjet që çështja me Gjykatën kushtetuese të zgjasë katër vite dhe ashtu do të ishin më të lumturit, sepse, siç tha, agjenda e gjelbër u ka dështuar, ndërkaq ata nuk ishin të punës, por pas mbushjes së xhepit të vet.

"Agjenda e gjelbër u dështoi, apo jo vraponin njëherë nëpër mal në bluza të gjelbra me Merkon përpara. Pas projekteve nuk janë aq të dhënë, ja i shikoj unë në resorin tim si kanë punuar projekte, përkatësisht nuk kanë punaur, u ka interesuar vetëm të kryejnë pagesa, Dhe pika e vetme e cila akoma u mbetet, për të cilën mund të flasin, janë tensionet etnike, të cilat sipas filozofisë së tyre, ata do t'i krijonin dhe ata do t'i zgjidhnin", thotë Nikollovski.

Ai tha se ka tre shtylla për mitin për Ahmetin pas të cilit ka qëndruar ai, por se ai ka dështuar për vetëm disa muaj në opozitë.

"E para ishte se është i ndershëm, me ngjarjet e fundit gjatë periudhës së kalaur prej njëviti e gjysmë - dy vite, dhe skandalet të cilat kryesisht i nxori opinioni, por edhe VMRO-DPMNE, edhe ai mit u rrëzua. E dyta ishte se bën çfarë bën, çdoherëështë në Qeveri, ja, nuk është", theksoi Nikollovski.

Ai me atë rast shtoi se Ahmeti, thotë, i ka gënjyer anëtarët e tij se për tre apo gjashtë muaj do të hyjnë në Qeveri, e më pas do të ketë zgjedhje lokale së bashku me parlamentaret, por, thotë, asgjë nga këto nuk ndodhi.

"Miti i tretë i cili tashmë prej dje u rrëzua është se bën çfarë bën, i mbron njerëzit e vet. Pas asaj që e shkroi Artan Grubi dje, është e qartë se edhe ai mit do të rrëzohet. Kështu që, tre shtyllat mbi të cilat e ndërtonte politikën e vet, nëse dëshironi edhe mitin që e ndërtoi rreth tij, po bien", sqaroi nikollovski lidhur me deklaratën e Grubit për tërheqje nga jeta publike pas vendosjes së tij në "listën e zezë" të SHBA-së.

Ai konsideorn se sjellja e liderit të BDI-së, Ahmeti është tërësisht e papëergjegjshme.

"Është shumë lehtë të ndërtoni mit për dikë, kur nuk kapet në pushtetin ekzekutiv. Çfarë politikani është ai, i cili shkon në zgjedhje, si i parë, dhe më pas nuk kapet për pushtetin ekzekutiv, lëshon të tjerë atje, ndërkaq ai ulet në Kuvend dhe në Reçicë të Vogël. Më falni, por kjo është sjellje e papërgjegjshme", theksoi ministri dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së Nikollovski. ab/

Fotо: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR