• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski: Çmimi mesatar i blerjes së qumështit është 30 - 32 denarë, tregtarët vendosin çmime në kurriz të qytetarëve

Nikollovski: Çmimi mesatar i blerjes së qumështit është 30 - 32 denarë, tregtarët vendosin çmime në kurriz të qytetarëve

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Sipas të dhënave të fundit nuk ka rritje të çmimeve te bujqit, po bëhet fjalë për diçka që tregtarët e vendosin në kurriz të qytetarëve. Çmimi i blerjes së qumështit mesatarisht lëviz rreth 30-32 denarë, aspak nuk arsyetohet që dallimi në çmim të jetë në kurriz të qytetarëve ndërsa të përfitojnë tregtarët, thotë ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski. 

Pikërisht për këtë, siç tha ai sonte në TV Sitel, me të vërtetë si shtet duhet shumë shpejtë dhe në atë pjesë të reagojnë të gjitha institucionet. 

"Ne si Ministri jemi të detyruar që të ofrojmë mbëshetje për prodhuesit dhe për bujqit gjatë vetë prodhimtarisë, ta ruajmë dhe ta rrisim prodhimitarinë e ushqimit", tha Nikollovski. 

Në pyetjen se sa kanë ndikim bujqit në rritjen e çmimeve dhe sa fitojnë ata nga kjo rritje, Nikollovski tha se sipas të dhënave të fundit nuk ka rritje te bujqit, por bëhet fjalë për diçka që tregtarët e vendosin në kurriz të qytetarëve. 

"Pikërisht për këtë janë këto reagime të ashpra dhe Qeveria të martën do të miratojë një pako masash që do të kufizojnë çmimet e produkteve ushqimore bazë për shkak të dallimit drastik midis rritjes në tregjet botërore ushqimore dhe rritjes që kemi ne në raftet nëpër markete, gjegjësisht çmimin që paguajnë qytetarët", theksoi Nikollovski. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR