• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nikollovska: Përfundoi debati për Rregulloren, do ta votojmë të premten e ardhshme

Nikollovska: Përfundoi debati për Rregulloren, do ta votojmë të premten e ardhshme

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e grupit të punës për përgatitjen e propozim-nismës për nevojën për ndryshime kushtetuese dhe ish gjykatëse Margarita Caca Nikollovska, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të grupit, deklaroi se debati për rregulloren ka përfunduar dhe se i njëjti do të votohet të premten e ardhshme. 

"E shqyrtuam rregulloren. Përfunduam me shqyrtimin e tij dhe të premten do ta votojmë të njëjtin. Kjo ishte përmbajtja e sotme e mbledhjes së sotme", tha Caca Nikollovska pas përfundimit të mbledhjes. 

Në lidhje me deklaratat nga Qeveria se deri në fund të majit presin të dihet teksti i amandamenteve të kushtetutës, ajo përsëriti se nuk do të spekulonte me kohën. 

"Komisioni përbëhet nga 23 anëtarë, secili do të donte të thotë diçka, normal ka të drejtë. E gjithë kjo duhet të shqyrtohet, të grumbullohet dhe varësisht gjithë kësaj do të bëhet drafti i propozim ndryshimeve", tha Caca Nikollovska. 

Në pyetjen e gazetarëve rreth Preambulës dhe pjesës normative të Kushtetutës ajo u përgjigj se të gjithë anëtarët e grupit kanë mandat i cili është rezultat i gjithë asaj që ka ndodhur në Kuvend dhe Qeveri, përmes konkluzioneve, si dhe detyrimit për formimin e grupit të punës. 

“Secili prej nesh ka marrë vendim për një anëtar, gjegjësisht kryetar apo nënkryetar të grupit punues dhe në atë vendim, natyrisht duke marrë parasysh të gjitha këto dokumente të përmendura më parë, lind mandati për hartimin e propozim ndryshimit”, shtoi Nikollovska.

Ajo, gjithashtu informoi se në Kushtetutë qëndrojnë udhëzime të sakta dhe konkrete për ndryshimin e të njëjtës dhe sqarimin e arsyeve për ndryshimin e Kushtetutës, dhe se të gjithë do të jenë të atij qëndrimi. 

"Ajo që mund të them është se dispozitat e Kushtetutës do të ndiqen absolutisht dhe do të veprohet në përputhje me Kushtetutën. Do të intervenohet aty ku është e nevojshme. Dhe ato spekulime se nuk mund të intervenohet në Preambulë apo në disa nene të veçanta, mendoj se së shpejti do t'i sqarojmë dhe ajo që është më e rëndësishmja do të japim argumente për të gjitha vendimet tona", theksoi kryetari i grupit punues për përgatitjen e propozim-nismës për nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Në lidhje me pyetjen nëse në Preambulë ose në pjesën normative do të veprohet për propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, ajo u përgjigj se kjo do të jetë edhe në njërën edhe në tjetrën. 

Grupin e punës për përgatitjen e propozim nismës për nevojën për ndryshime kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve, bashkë me bashkësitë e tjera etnike, që është kusht për hapjen e kapitujve në procesin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, e përbëjnë 23 anëtarë prej të cilëve dhjetë janë nga radhët e ekspertëve, dhjetë propozime të partive politike dhe tre janë anëtarë të institucioneve. fc/

Fotografia: MIA

">

QËNDRONI TË LIDHUR