Nikolloski: Treguam si ruhet uniteti kombëtar, të luftojmë për interesat tona pa përkulur kurrizin
- Treguam se është e mundur të qeveriset në një mënyrë tjetër, të merren vendime, duke mos iu përkulur askujt dhe duke ruajtur interesat kombëtare të Maqedonisë, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:47, 3 janar, 2026
Shkup, 3 janar 2026 (MIA) - Treguam se është e mundur të qeveriset në një mënyrë tjetër, të merren vendime, duke mos iu përkulur askujt dhe duke ruajtur interesat kombëtare të Maqedonisë, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
"Arritëm për herë të parë pas dekadash nëpërkëmbjeje se mund të ruhet uniteti kombëtar maqedonas, se mund të luftojmë për interesat tona pa pasur nevojë t'i përkulim kurrizin askujt. Pas një kohe të gjatë, kemi treguar se mund të ndiqet një politikë tjetër, dhe jo vetëm një politikë e lëshimit", theksoi Nikolloski në një intervistë për TV Alfa.
Zëvendëskryetari i Qeverisë komentoi edhe sjelljen aktuale të opozitës, ku, sipas tij, ka paideshmëri të plotë.
Opozita është në një gjendje të paideshmërisë totale, humbjeje dhe agresioni. E dini agresivë në përgjithësi janë njerëz të cilët janë të dobët dhe njerëz që nuk kanë asgjë pas tyre. Pra, kjo është situata që kemi tani, ata bërtasin dhe hidhen në argumentin e parë, dhe kur e marrin këtë nga ana jonë, atëherë gjithçka ndalet, por ky është problemi i tyre, le ta zgjidhin brenda", përfundoi Nikolloski.
Foto: Arkivi i MIA-s