• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikolloski - Stilinidis: Zhvillimi rajonal varet nga qeveritë, Maqedonia e gatshme për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore

Nikolloski - Stilinidis: Zhvillimi rajonal varet nga qeveritë, Maqedonia e gatshme për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Selanik, ku do të realizojë takim dypalësh me Hristos Stilinidis, ministër i Çështjeve Detare dhe Politikë Ishullore të Greqisë.

Në takim, e cila është e para mes dy ministrave, siç njoftoi Ministria e Transportit, u bisedua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Ministri Nikollovski theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë për zhvillimin ekonomik të rajonit përmes pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta, duke theksuar nevojën për lidhje cilësore infrastrukturore.

Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe duke marrë parasysh se bashkëpunimi rajonal varet nga dy qeveritë, ministri Nikolloski shprehu besimin "se Maqedonia është e gatshme të marrë pjesë në realizimin e projekteve, me të cilat do të përforcohet pozicioni konkurrues i korridoreve evropiane". 

Në takim, Nikollovski theksoi se "pjesa më e madhe i kompanive të orientuara drejt eksportit nga Maqedonia bashkëpunojnë me portet e Selanikut, gjë që hap nevojën për lidhje më cilësore dhe transport më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve”.

Të dy ministrat u dakorduan se kjo është pika fillestare në bashkëpunimin e ardhshëm mes dy Qeverive, me çka shprehën bindje se ekziston hapësirë e madhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në aktivitete të ndryshme.

Ministri Nikolloski në kuadër të vizitës së punës në Selanik, mori pjesë në Forumin kushtuar zhvillimit të infrastrukturës dhe lidhjes me Evropën Juglindore. qa/bsh/

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR